Një person përgjegjës për Shoqatë të Gjuetisë në Gjilan është ndalur nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se i njëjti ka lëshuar leje për gjueti tek një grup qytetarësh, të cilët dyshohen se kanë vrarë katër derra.
Kështu ka njoftuar PK-ja me anë të një komunikate për media, duke rikujtuar vendimin e Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për mbrojtjen e kafshëve të egra.
“Kamenicë 04.12.2022 – NN. Pas postimeve në rrjetet sociale, se disa qytetar-grup gjuetarësh kanë vrarë katër derra, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës për shoqatë të gjuetisë, i cili dyshohet se përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, i njëjti u ka lëshuar leje valide për gjueti. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.


