Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.
Rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan.
Policia tutje njofton se personat e dyshuar janë G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
“janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftim.


