KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi përmend marrveshjet e Thaçit që po e mbajnë peng veriun, nervozohet keq Xhavit Haliti
Politikë

Bislimi përmend marrveshjet e Thaçit që po e mbajnë peng veriun, nervozohet keq Xhavit Haliti

Kosova News
Kosova News 14:52 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe deputeti i PDK-së Xhavit Haliti janë përplasur në Komision në lidhje me dështimet dhe sukseset e dialogut.

Bislimi në Komisionin për Punë të Jashtme, tha se si Qeveri kanë trashëguar një proces 10 vjeçar, duke shtuar se ish-kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar marrëveshjen që forcat e Policisë të mos dërgohen në veri të vendit.

“Ish-kryeministri Thaçi ka pranuar marrëveshjen që forcat e Policisë të mos dërgohen në veri të vendit. Në veri të vendit kemi ende valuta të një shteti armik”.

“Në veri qytetarët ende nuk paguajnë. Serbisë i janë lejuar që të mbajë zgjedhje në komunat e Kosovës”.

Kjo pjesë e raportimit të tij nuk i pëlqeu aspak deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit.

Haliti tha se Bislimi foli më shumë për ato se çfarë (s’)ka bërë Hashim Thaçi, sesa për punët e Qeverisë në dialog.

“Meqenëse s’është Hashim Thaçi këtu, ti raportove në vend të Hashim Thaçit. Unë kam një mendim timin dhe një qëndrim që raportimet e tilla çojnë në një dezinformim të opinionit, sepse asnjë nga këto nuk qëndrojnë, sepse besoj fort se gjithçka është vendosur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Andaj marrëveshjet e parealizuara nga palët nuk është mirë me ia faturu Hashim Thaçi”, tha Haliti.

“S’është mirë as prej teje, s’është mirë as ne e as opinioni me i dëgju këto gjëra. Po raporton thua se… po ngjan thuajse Hashim Thaçi ia ka dorëzu pavarësinë e Kosovës Serbisë, e nuk e ka fitu pavarësinë e Kosovës me luftë e me paqe. Është diçka që keqkuptohet. Por mediat dhe qytetarët nëse dëgjojnë që të gjitha këto të këqija i paskan ardhë Kosovës nga Hashim Thaçi, atëherë do të duhet vërtetë të gjykohet se çfarë duhet të bëhet me atë njeri. Është e lehtë me thënë sot, kur e ke gjetë të gatshme lirinë, kur po e përfaqëson Kosovën në bisedime, dhe s’po raporton kurrgjë për të arritura. Ne nuk t’kemi thirrë me raportu për Hashim Thaçin. Ne të kemi thirrë me raportu për të arriturat që i ka bë Kosova në bisedimet me Serbinë dhe deri tash raportove për të kaluarën. Unë nuk kuptova diçka që keni arritur në bisedime”, shtoi Haliti.

Në përgjigje, Bislimi tha se janë arritur “marrëveshje të mira” me Serbinë dhe tha se ai ka folur për punën e bërë në dialog.

“Nuk e di a e keni dëgjuar raportimin tim. Unë fola se çka kemi bërë ne për çështjen e targave, energjinë dhe te çështja e të pagjeturve. Nuk e përmenda në asnjë rast z. Thaçi në kontekst të marrëveshjeve që nuk janë zbatuar. E përmenda për një marrëveshje që është zbatu. Vetëm te një fjali e përmenda”, tha Bislimi.Haliti e ndërpreu, duke thënë sërish se Bislimi po flet vetëm për të kaluarën.“Unë e kuptoj që ju nuk mund t’i arrini ato që dëshironi…. Cilat janë problemet?… Nëse ka pasë shkelje, tradhti, atëherë jam i pari që do ta nënshkruaja cilëndo kërkesë tuajën që të japë llogari kushdoqoftë”, tha ai.

Bislimi tha se ai e dizajnon vetë mënyrën e raportimit.“Jo çka të duash ti. Ne të bëjmë pyetje. Duam përgjigjen e saktë”, ia ktheu Haliti.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?