KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IPK publikoi raportin e inspektimit “Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor”
Siguri

IPK publikoi raportin e inspektimit “Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor”

Kosova News
Kosova News 14:26 -05/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor”.

Bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2022, nga IPK është iniciuar inspektimi për të vlerësuar menaxhimin e thirrjeve dhe reagimit policor.

Inspektimi thuhet se është përqendruar në të gjitha stacionet policore në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike të Departamentit për Operacione.

“Inicimi i inspektimit është ndikuar nga nevoja që Policia e Kosovës të sigurohet se stacionet janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive dhe të shpejtë në thirrjet e qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre. Inspektimi ka paraqitur një mundësi për të vlerësuar kapacitetet e stacioneve policore dhe gatishmërinë e tyre për të reaguar në ngritjen e sigurisë publike dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt”, thuhet në një njoftim.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për zyrtarët policor në bazat e komunikimit, njësitë policore reaguese, shërbimet mbështetëse – logjistike dhe nivelin mbikëqyrës – vendimmarrës.

IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë pesë (5) rekomandime për Policinë e Kosovës që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një Udhëzuesi mbi procedurën dhe veprimet policore në trajtimin e thirrjeve dhe reagimin në vendngjarje, ushtrimin e kontrolleve ndaj zyrtarëve në bazat e komunikimit për ngritjen e cilësisë së logut operacional, standardizimin e metodologjisë së regjistrimit në log, analizimin e faktorëve ndikues që sfidojnë reagimin policor, si dhe monitorimin dhe analizimin periodik të kohës së reagimit, raporton KosovaNews.

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim) si dhe faktet kyçe të raportit:

https://ipk.rks-gov.net/Medias/Raporti%20i%20inspektimit%20-%20Menaxhimi%20i%20thirrjeve%20dhe%20reagimit%20policor-593200bc-facf-4458-a9d8-6d16f3293b97.pdf?fbclid=IwAR299Y9RD0ICIXgf3dmqcdogxtVSA5ErMsU9YUa0PJT19nhYW3XniyVnM8s

Gjithashtu lexoni:

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Kosova News 05/12/2022 05/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
14:18 -17/07/2026
Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse
13:57 -17/07/2026
Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un
13:21 -17/07/2026
Hoxha takon Gjuriqin: Deklarata të papranueshme të ministres për Kosovën
12:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?