KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veteranët paralajmërojnë se do të ketë protesta
Politikë

Veteranët paralajmërojnë se do të ketë protesta

Kosova News
Kosova News 13:15 -05/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar protesta në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nëse do të dalë për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale.

Klinaku ka thënë se degët e kësaj organizatë janë informuar dhe se në momentin kur do të sillet në seancë për lexim të dytë, do të thirret protestë.

Klinaku ka thënë se nëse i njëjti projektligj kalon, do të ketë probleme të mëdha Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

“Ne vetëm jemi duke u përgatit, ne që nga atëherë e kemi thënë se qëndrimi jonë vazhdon të jetë i palëkundur dhe kemi thënë se do të dalim prapë në protestë dhe jemi duke u përgatitur. I kam njoftuar degët që të aktivizohen, sepse ne do të jemi në oborr të Kuvendit të Kosovës për ta kundërshtuar një shkelje që këta po ia bëjnë veteranëve të luftës. Edhe nëse kalon, do të ketë probleme Qeveria për çdo ditë, nuk do ta lëmë rehat që të punojë. Përderisa shkel ligje, kjo Qeveri nuk meriton që të jetë e tillë por duhet të shkojë në shtëpi”, tha Klinaku, raporton eo.

Kreu i veteranëve ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka qëndrim ndryshe nga paraardhësit e tij. Sipas Klinakut, shefi i Qeverisë nuk po i ndihmon veteranët as me mjete për rehabilitim.

“Ne që nga zgjedhja si kryeministër, kemi kërkuar që të takohemi me të që t’ia urojmë detyrën dhe kemi prit disa muaj, ne jemi takuar dy herë por për kurrfarë rezultati sepse nuk janë duke u interesuar që të bëhet zgjidhje për veteranët e luftës, dhe po ashtu prej se ka ardh në pushtet, si OVL e UÇK, asnjëherë nuk na ka ndihmuar fare, sikurse që na kanë ndihmuar Qeveritë e kaluara, por nuk u ka ndihmuar as veteranëve të luftës, sepse edhe rehabilitimi që i kemi dërguar veteranët në Banjë, kjo Qeveri nuk e ka miratuar asnjëherë një veteran për rehabilitim edhe pse është paraparë me ligj”, u shpreh Klinaku.

Ndërsa për deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati se do të ketë Ligj të ri për veteranët, Klinaku i quan mashtrime dhe fushatë elektorale.

Sipas Klinakut, një ligj i tillë nuk mund të bëhet, përderisa dosjet dhe dokumentacionet gjenden në Gjykatën Themelore.

“Këta po bëjnë fushatë elektorale, janë duke e përgatitur opinionin për të dalë në lexim të dytë që çështja e veteranëve të luftës të hiqen nga paga minimale. Qëllimi i tyre është vetëm kjo, që të përgatitet opinioni që të miratojnë ligjin që veteranët t’i largojë nga paga minimale, ashtu siç është e përcaktuar me ligj. Verifikim nuk munden me bë, flasin kot sepse lënda është në Gjykatë dhe ne i kemi dërguar ato lista që kemi dyshuar se ka fryrje të listave, dhe përderisa është një proces gjyqësor, ata vetëm po e mashtrojnë publikun se nuk guxojnë me prek. Si mund të bëhet verifikim i veteranëve të luftës kur asnjë dosje nuk është në zyrat e tyre”, tha ai.

“Kjo çështje është kur ne kemi mbajt protestë dhe prejse e kemi dërguar shkresën, për neve nuk na pengon dhe nuk jemi duke e kundërshtuar çfarëdo ligji nëse bëhet në favor të veteranëve të luftës, por qëllimin e kanë vetëm të mashtrojnë, sepse kjo çështje nuk mund të bëhet përderisa nuk ka dosje. Për kurrfarë ligji nuk bëhet fjalë, vetëm po mashtrojnë”, u shpreh tutje Klinaku.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 05/12/2022 05/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?