KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas fyerjeve që i bëri Kurtit, Rrashiqit e Trajkoviqit, analistët serbë e kritikojnë Vuçiqin: Një histori e luajtur keq
Politikë

Pas fyerjeve që i bëri Kurtit, Rrashiqit e Trajkoviqit, analistët serbë e kritikojnë Vuçiqin: Një histori e luajtur keq

Kosova News
Kosova News 21:51 -03/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar Nenad Rashiqin ministër për Komunitete në qeverinë e tij, dhe Rada Trajkoviqin këshilltare  të tij, ka shkaktuar reagim të paparë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me një ton jashtëzakonisht të ashpër, Aleksandar Vuçiq e quajti kryeministrin e Kosovës “llum terrorist” dhe tha se “ata zgjodhën nga fundi i kovës llumin më të keq serb, të cilët nuk kanë besim në Serbi, por kanë besimin e Kurtit dhe agjencive perëndimor”. Kësaj i shtoi edhe kërcënimin se nuk do të shkonte në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë. Duke reaguar ndaj këtyre akuzave, Rada Trajkoviq deklaroi se “e kupton Vuçiqin si pacient, por se nuk e kupton atë si president të Serbisë”.

Aleksandar Vuçiq, pas takimit me komisionerin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përsëriti se i qëndron vlerësimeve të tij për Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin, por shtoi se në ditët në vijim do të vendosë për pjesëmarrjen në samitin e Tiranës.

Beogradi është i pakënaqur edhe me reagimin e Bashkimit Evropian (BE), i cili, sipas zyrtarëve serbë, është tepër i butë. Mediat e Beogradit përcjellin edhe interpretimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani se “si Kurti e ka shkelur Kushtetutën duke emëruar Nenad Rashiqin për minister”.

Atmosferë negative në rajon

“Presidenti i Serbisë e shfrytëzoi këtë rast për të shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen dhe qëndrimin e Prishtinës ndaj komunitetit serb”, tha për Deutesche Welle në gjuhën serbe, Igor Novakoviq, drejtor i hulumtimeve në Fondin ISAC.

“Prandaj mendoj se nuk është një mesazh për procesin e bashkëpunimit rajonal, por mbi të gjitha një mesazh për Bashkimin Evropian dhe qeverinë e Albin Kurtit”, tha ai.

Igor Novakoviq vlerëson “se është i keq shfrytëzimi i samitit rajonal si platformë për dërgimin e disa mesazheve. Bashkëpunimi rajonal është në interes të të gjitha palëve të interesuara dhe këtu çështja bie në marrëdhëniet reciproke ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pra, nuk shoh pasoja të mëdha nëse Serbia nuk merr pjesë në atë samit, por është e mundur që kjo të lërë një atmosferë negative tek pjesëmarrësit në procesin e bashkëpunimit rajonal”, shton Novakoviq.

Thyet monopoli i Listës Serbe?

Rada Trajkoviq emërimin e saj në një post të ri në Qeverinë e Kosovës e ka vlerësuar si lajm të mirë, sepse sipas saj “do të thotë se Milan Radoiçiq nuk do të ketë më asnjë ndikim në atë që po bëhet, dhe në këtë mënyrë është thyer monopoli i Listës Serbe mbi promovimin mental të serbëve”.

Novakoviq konsideron se kjo nuk është plotësisht e sigurt, “sepse Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq janë subjekte politike që kanë marrë shumë pak vota në zgjedhje dhe nuk e kanë atë legjitimitet politik. Mirëpo, ajo që është e mundur në këtë moment është se ky është një lloj fillimi i ndarjes brenda vetë komunitetit serb në Kosovë – pra që serbët që jetojnë në jug do të pranojnë disa modalitete të bashkëpunimit me qeverinë e Kurtit, ndërsa serbët në veriu do të jenë më të afërt me qëndrimin e  Beogradit zyrtar”, thekson Novakoviq, transmeton Telegrafi.

“Përvoja ime nga terreni thotë se serbët nga jugu do të donin më shumë pluralizëm dhe mundësi për të zgjedhur”, tërheq vëmendjen Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Novi Sad, Aleksadnar Popov.

“Ata shpesh deklarojnë se disa nga lëvizjet e Beogradit janë kundër tyre, sepse duhet të merren parasysh edhe serbët në enklava. Por, nëse e shikojmë nga një këndvështrim legjitim, Kurti ka mundur të marrë këdo në qeverinë e tij, por problemi është se vetë Kurti ka bërë shumë lëvizje kundërproduktive kohëve të fundit, të cilat praktikisht e kanë ndalur procesin e negociatave”, thotë Popov.

I (pa)mundur kompromisi

Kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ky episod e rrezikon edhe më shumë atë proces. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e BE-së po dërgojnë mesazhe optimiste se në pranverën e vitit të ardhshëm mund të ketë një lloj marrëveshje, por Igor Novakoviq vlerëson se “përkundër optimizmit që përhapet nga Brukseli, më duket se situata mes dy palëve është aq e acaruar dhe se do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis i caktuar”.

Popov thotë se Perëndimi gjithashtu mban një pjesë të fajit për ngecjen në dialog, duke potencuar se “nuk kishte sinkronizim të mjaftueshëm midis Uashingtonit dhe Brukselit. “Gjatë krizës së targave, gjithçka u zgjidh me një thirrje nga Uashingtoni dhe kjo ishte në njëfarë mënyre një poshtërim për BE-në. Kjo hapi hapësirë ​​për kalkulime të ndryshme dhe mendoj se gjithçka do të shkonte shumë më mirë nëse nuk do të kishte favorizime të njërës anë”, përfundon drejtori i Qendrës për Rajonalizëm.

“Reagimi i Vuçiqit do të kishte qenë shumë më efektiv nëse pozicioni i Serbisë do të ishte disi më i mirë”, tha për DW Popov.

“Pozicioni i Serbisë është larg kësaj, plus ajo performancë me fjalor të papërshtatshëm dhe që e gjithë kjo çoi në një vendim të nxituar për të mos shkuar në Tiranë. E gjithë ajo histori u luajt shumë keq dhe mendoj se nuk i kontribuon pozicionit të Serbisë në raport me Bashkimin Evropian”, tha ai.

Popov mendon se “pas një sulmi të tillë [të Vuçiqit] do të ketë një tërheqje dhe se në fund megjithatë do të shkojë ë Tiranë. Sidoqoftë, emocionet nuk janë një aleat i mirë kësaj radhe dhe duhet të shqyrtohet me kujdes se sa hapësirë ​​kemi për të bërë një hap prapa dhe për të rrezikuar procesin e integrimit europian. Aleatët nuk bëhen në këtë mënyrë”, Popov.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 03/12/2022 03/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?