Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vicker.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të mëtejmë të tij në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, energjisë, mbrojtjes dhe kulturës.
Kurti e njoftoi Vicerksin për veprimet e Qeverisë dhe palnet për sektorin e energjisë.
“Duke marrë parasysh ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar në energji të ripërtëritshme, deputeti Vicker u shpreh se do të inkurajojë kompanitë britanike që të hulumtojnë mundësitë në Kosovë. Ai po ashtu e vlerësoi pozitive faktin që nga tash e tutje agjencia qeveritare, UK Exports Finance është e disponueshme edhe për Kosovën, që sipas z. Vicker, do të tërheqë edhe më shumë kompani nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu deputeti Vickeri ishte i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicolas Abbott.


