KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori kërkon që vendimi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt të mbetet në fuqi
Siguri

Prokurori kërkon që vendimi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt të mbetet në fuqi

Kosova News
Kosova News 11:52 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specilizuara të Kosovës në Hagë po vazhdon seanca e Apelit me parashtrimet e prokurorisë në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting ka kërkuar nga Paneli i Apelit që të lë në fuqi dënimet e shqiptuara nga trupi gjykues meqë, sipas tij, nuk ka ndonjë dyshim se ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kryer krimet për të cilat janë akuzuar.

Ai ka kundërshtuar parashtrimet e mbrojtjes e cila ka pretenduar se të akuzuarit janë përballur me një proces të padrejtë gjykimi.

“Të akuzuarit pretendojnë që janë trajtuar në mënyrë të padrejtë në proceset gjyqësore, asgjë nuk mund të jetë më larg së vërtetës, nuk ka asnjë pikëpyetje që të akuzuarit kanë kryer krimet për të cilat ata janë akuzuar dhe që kanë pasur mundësi të plotë që të kundërshtojnë çështjen e paraqitur nga prokuroria. Ata janë dënuar pas një procesi gjyqësor tërësisht të drejtë dhe dënimi dhënë për ta ka qenë i drejtë… Ne parashtrojmë se kjo çështje ka treguar që kjo gjykatë ka realizuar një proces ligjor të drejtë plotësisht mbrojtës të së drejtave të të akuzuarve dhe të shpejtë, mbi këtë bazë të nderuar gjykatës ne ju kërkojmë të lini në fuqi dënimet e dhëna nga trupi gjykues”, ka thënë Whiting.

Ai ka thënë se trupi gjykues ka konstatuar që prokuroria ka provuar përtej dyshimit të arsyeshëm çdo element që lidhet me pesë nga gjashtë pikat e aktakuzës.

Prokurori i Specializuar në detyrë është kundërshtuar nga avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees, lidhur me materialet që kanë të bëjnë me pretendimin e mbrojtjes për shtytje në kryerjen e veprës penale.

“Zoti Whiting sapo e çorientoi gjykatën dhe ata që dëgjojnë këtë proces gjyqësor kur tha që të akuzuarit kanë marrë të gjitha dokumentet të cilat lidhen me pretendimin që ka të bëjë me shtytjen në kryerjen e veprës penale, në fakt nuk është kështu, dokumentet të cilat kanë të bëjnë me këtë pretendim të mbrojtjes nuk janë marrë gjatë procesit gjyqësor, kemi marrë dokumentet pas procesit gjyqësor”, ka theksuar Rees.

Por sipas prokurorit, nuk qëndron pretendimi i mbrojtjes që ka pasur shtytje të të akuzuarve për kryerjen e veprës penale.

“Nuk qëndron pretendimi i mbrojtjes që ka pasur shtytje të të akuzuarve për kryerjen e veprës penale sepse së pari nuk kishte përfshirje të nëpunësve të zbatimit të ligjit dhe së dyti nuk ka pasur detyrim për kryerjen e krimit. Nëse paneli i Apelit pra arrin në përfundimin se nuk ka detyrim siç ka bërë turpi gjykues, atëherë këtu i vjen fundi i çështjes dhe nuk ka nevojë të bëhen kërkesa të tjera, pra provat tregojnë që nuk ka pasur detyrim, nuk ka pasur shtytje për kryerjen e veprës penale dhe për pasoja nuk ka arsye që të vinin në Apel. Mbrojtja pretendon që të akuzuarit po kërkonin që të tregonin që prokuroria ka bashkëpunuar me Serbinë, kjo është e rreme, sjellja e deklaratave të të akuzuarve tregojnë padyshim që objektivi i tyre ishte të minonte punën e këtij institucioni dhe të shkaktonin kolapsimin e saj, dhe jo vetëm kaq por të frikësonin dëshmitarët dhe dëshmitarët e mundshëm, dhe kjo në vetvete si pistë e mbrojtjes dështon tërësisht”, ka thënë Whiting.

Seanca e Apelit në Hagë po vazhdon me parashtrimet e prokurorisë ndërsa në seancën e djeshme, mbrojtja ka kërkuar nga Apeli që Gucati të lirohet nga akuzat apo çështja të kthehet në rigjykim, në të kundërtën sipas tij, duhet t’i ulet dënimi.

Gjithashtu për Nasim Haradinajn, mbrojtja ka kërkuar t’i ulet dënimi nëse nuk shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas tij, trupi gjykues ka bërë gabim faktit duke vendosur një dënim të lartë për çka ka sjell në vëmendje rastet e ngjashme në tribunale të tjera ndërkombëtare duke theksuar se dënimet kanë qenë më të ulëta.

Ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj është shqiptuar aktgjykim fajësie në maj të këtij viti ku dy ish-krerët e OVL-UÇK janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes.

Gjithashtu lexoni:

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?