Qindra protestues po ecin nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të Qeverisë, në protestën e nisur pas vrasjes së 35-vjeçares, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.
Me thirrjet “Jo statusa, duam punë”, “Duam dorëheqje”, “siguri për vajzat e gratë” dhe “Gra, armatosuni”, qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën kryesore “Luan Haradinaj”.
Me thirrjet “Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara”, “Drejtësi, jo poezi”, “Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”, ka nisur protesta pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë. Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Qindra njerëz janë grumbulluar deri më tani në shesh.
35-vjeçarja dyshohet se u vra të mërkurën nga ish-bashkëshorti i saj, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

