KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Daçiqi për liberalizimin e vizave për Kosovën: Është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina
Politikë

Daçiqi për liberalizimin e vizave për Kosovën: Është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina

Kosova News
Kosova News 14:33 -30/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina me vendimin për fillimin e liberalizimit të vizave, sepse siç thotë ai, është Qeveria në Kosovë që paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut dhe një rrezik për paqen dhe stabilitetin rajonal sepse bën lëvizje të njëanshme.

Daçiq thekson se kjo nuk është mirë as për Bashkimin Evropian, sepse sipas tij, tregon se nuk ka autoritet dhe se ka standarde të dyfishta.

“Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, për dallim nga përfaqësuesit e Prishtinës që praktikisht shpërblehen për gabimet e tyre dhe mospërmbushjen e detyrimeve të marra ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

Ai shtoi se ky nuk është mesazh i mirë për t’u dërguar.

“Republika e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë kundër qytetarëve të rajonit tonë që të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së. Diçka tjetër është në lojë. Para disa ditësh ishim dëshmitarë se institucionet e përkohshme nga Prishtina paraqesin problemin kryesor në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, u shpreh Daçiq.

Ai shtoi se nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, ShBA-së dhe vendeve të tjera të mëdha është dëgjuar se lëvizjet e Prishtinës janë absolutisht të papranueshme dhe theksoi se është kundërproduktive që Prishtina të shpërblehet për këtë gabim.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën janë pajtuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Presidenca Çeke e BE-së tani do t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza.

Vendimi ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 30/11/2022 30/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?