Pas debatit në seancën e sotme doli për votim rezoluta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për situatën e krijuar në veri.
Por kjo rezolutë ka dështuar.
Më saktësisht, nga 77 deputetët e pranishëm, vetëm 21 vota ishin për, 42 kundër dhe 1 abstenim, duke bërë që të dështojë rezoluta e AAK-së dhe me këtë votim është përfunduar interpelanca e thirrur nga ky subjekt politik, ndërsa po vazhdon seanca plenare e planifikuar për në orën 14:00.
Kryeministri Albin Kurti ka qenë sot përballë deputetëve në interpelancën e ftuar për “masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend”.


