Ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës këmbësori që u godit nga vetura më 12 nëntor në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.
Lajmin për vdekjen e këmbësorit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës të mërkurën në raportin e saj 24-orësh.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në njoftimin e 13 nëntorit, Policia pati thënë se shoferi është arrestuar pasi nga pakujdesia pati goditur këmbësorin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.