KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Aliu përplaset me Besian Mustafën për rrugën Prishtinë-Podujevë
Ekonomi

Ministri Aliu përplaset me Besian Mustafën për rrugën Prishtinë-Podujevë

Kosova News
Kosova News 19:37 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në seancën dëgjimore lidhur me Projektligjin për buxhetin 2023, ka thënë se buxheti i kësaj ministrie nuk është ndarë më shumë për projektet në komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje, por është koncentruar në projekte madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Aliu para raportimit para Komisionit për Mjedis tha se për dikasterin që udhëheq për vitin 2023 janë ndarë 251 milionë e 684 mijë e 833 euro.

“Koncentrimin e projektit 2023 e kemi bërë kryesisht në projekte madhore, të cilat duhet të përfundojnë në ato segmente të koncentruara gjatë vitit 2023… Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul për vitin 2023 janë të planifikuara 27 milionë euro në buxhetin e vitit 2022 kanë qenë 5 milionë euro, zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakovë në planifikimin e vitit 2023 janë paraparë 11 milionë euro në buxhetin e vitit 2022 kanë qenë 2.25 milionë euro, ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë janë paraparë 6 milionë euro, ndërsa kanë qenë 1. 1 milionë euro. Riparimi rrugës rajonale Prizren-Prevall janë 6 milionë euro për vitin 2023, kanë qenë 2 milionë euro në vitin 2022. Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Pejë kanë qenë 400 mijë euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 i kemi ndarë 4 milionë euro”, tha ai.

Lidhur me ngecjen e projekteve infrastrukturore, ai tha se në këtë ka ndikuar edhe rritja e madhe e çmimeve, por edhe aspekti i shpronësimeve dhe vetë projektet.

Aliu madje tha se për këto projekte kanë ndarë më së shumti buxhet me qëllim që në vitin e ardhshëm të përfundohen.

“Është një dukuri e përgjithshme e ngecjeve në realizim të punimeve gjë që faktori kryesor është rritja e çmimeve prej karburanteve e ndërtimeve e me radhë ka ndikuar që të ketë ngecje që është situatë e përgjithshme mbase në të gjithë. Ka edhe faktorë të tjerë, kemi të bëjmë me projekte që janë, ta zëmë 4 projekte të rëndësishme që janë në ministri e që janë shndërruar në prioritetin kryesor për të zgjidhur çështjet e tyre e që është projekti i autostradës së Gjilanit, projekti i rrugës së Mitrovicës, projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë dhe projekti i rrugës Dollc-Gjakovë dhe te këto katër projekte kemi një natyrë të ngjashme të problemeve që kanë të bëjnë ose me shpronësime, projektet, fazat e zbatimit dhe jemi në zgjidhje të këtyre problemeve”, u shpreh Aliu.

Mustafa: Pse për rrugën Prishtinë-Podujevë më shumë janë ndarë mjete në vitin 2025 se në 2023

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa kërkoi të di se pse për projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë në vitin 2023 janë ndarë më pak fonde se sa në vitin 2025, duke e lidhur kështu edhe me fushatën zgjedhore.

“Buxhetin e keni të ndarë më këtë magjistrale ndër vite. Në vitin 2023 janë gjashtë milionë, në 2024 pesë milionë dhe në vitin 2025 – 11.3 milionë. Nuk dua ministër të besoj që keni lënë shumën më të madhe në një vit zgjedhor prandaj ta kemi me të qartë se pse shuma më e madhe buxheti më i madh në këtë drejtim është i ndarë në vitin 2025 dhe jo anasjelltas të ketë në 2023, sepse do të shpresonim se punët duke u përfunduar, kanë kosto më të ulët”, tha Mustafa.

Gjithashtu lexoni:

“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

Konflikti rreth transportit të grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Dështon edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit

Berisha: Do ta votoj këdo me votim të hapur

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Armëpushimi në Gaza – Bisedime në Katar, Izraeli: Shkojmë, por kushtet e Hamasit, të papranueshme
11:04 -06/07/2025
Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni
10:59 -06/07/2025
Alexander-Arnold me fjalë emocionuese për vdekjen e Diogo Jotas: Ndriçonte dhomën e zhveshjes
10:57 -06/07/2025
Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha
10:55 -06/07/2025
Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike
10:37 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?