KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdhën nga Kamenica për ta vizituar veriun e Mitrovicës, sulmohen katër shqiptarë – Prokuroria dhe spitali japin detaje
Siguri

Erdhën nga Kamenica për ta vizituar veriun e Mitrovicës, sulmohen katër shqiptarë – Prokuroria dhe spitali japin detaje

Kosova News
Kosova News 12:26 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht të hënën rreth orës 16:40 në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, ku dy prej tyre janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Luljeta Zhubi ka thënë se  dy nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për në shtëpi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ndihmë kanë kërkuar vetëm dy persona me lëndime nga rrahja. Lëndimet janë trajtuar nga ekipi kujdestar dhe janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Zhubi.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, Valon Preteni tha se janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin rastit.

Sipas tij, në këtë rast dyshohet se të dëmtuarit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore (thyerje e ashtit të hundës), kurse tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Lidhur me rastin nga policia është njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, i cili ka udhëzuar policinë që rasti të hetohet, dhe të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e këtij rasti, rasti është duke u hetuar nga policia në koordinim me PTH në Mitrovicë. Në këtë rast dyshohet se të dëmtuarit, njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore (thyerje e ashtit të hundës), kurse tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Preteni.

Po ashtu ai theksoi se të dyshuarit që kanë sulmuar dhe u kanë shkaktuar lëndime të dëmtuarve (viktimave) ende nuk janë identifikuar.

Ndërsa, mësohet se katër shqiptarët e sulmuar janë nga Kamenica dhe në veri të Mitrovicës kanë shkuar për ta vizituar atë pjesë të Kosovës.

“Djemtë kanë thënë se kanë ardhur në Mitrovicë nga Kamenica, pa ndonjë qëllim. Vetëm se me shëtit”, i ka thënë një burim Telegrafit.

Gjithashtu lexoni:

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani
17:07 -08/06/2025
Franca fiton ndaj Gjermanisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve
17:04 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?