Aleksandar Arsenijoviq që tashmë është certifikuar si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar një video nga Leposaviqi.
Në video, shihet momenti kur një qytetar goditet nga një veturë që po lëvizte derisa shoferi madje edhe e incizon veprimin e tij. Ai ka thënë se kjo gjë ka ndodhur para stacionit të Policisë, ndërkaq nuk dihen arsyet e goditjes së tij
Politikani Arsenijoviq ka thënë se është i tmerruar nga ky rast teksa shpreson që i dyshuari të përgjigjet për këtë vepër.
“Më tmerron skena e komunës së Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) shkel një njeri në rrugë në mungesë të policisë, duke plotësuar disa nga tekat e tij personale. Shpresoj që një ditë të përgjigjet për këtë krim!”, shkroi ai në mbishkrimin e videos.


