KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshjet e Berlinit krijojnë lehtësira për njohjen e diplomave
Politikë

Marrëveshjet e Berlinit krijojnë lehtësira për njohjen e diplomave

Kosova News
Kosova News 09:34 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Marrëveshjet e nënshkruara nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, do të mundësojnë njohjen e diplomave universitare dhe mundësi punësimi në këto vende.

Në një përgjigjeje për Radio Kosovën, Ministria e Arsimit thekson se, tashmë do të ketë procedura të thjeshtësuara për njohjen e tyre. Ndërsa, ekspertët thonë se lehtësira do të ketë edhe në ushtrimin e profesioneve.

Me njohjen e diplomave ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të ketë shumë lehtësira për sa i përket shkëmbimit të studentëve, por edhe punësimit në këto vende të rajonit.

Zyrtarja për informim në Ministrinë e Arsimit, Edona Kutleshi, tha për Radio Kosovën se tashmë procedurat do të jenë më të thjeshta dhe se përmes marrëveshjeve që u nënshkruan në Berlin, do të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë si dhe profesionistët.

“Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda rajonit”, tha ajo.

Ndërsa, me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale, Kutleshi sqaroi se bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve, të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“E bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC për njohjen e kualifikimeve profesionale, kjo marrëveshje ua mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë dhe ta realizojnë këtë në kushte jo më pak të favorshme se sa qytetarët e shtetit pritës”, tha ajo.

Rinor Qehaja, nga Instituti “EdGuard”, tha për Radio Kosovën se njohja e diplomave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, është lajm jashtëzakonisht i mirë, derisa shpreson që ato të respektohen nga të gjitha shtetet.

“Njohja e diplomave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është lajm jashtëzakonisht i mirë, dhe dëshmon shumë për përfitimet që qytetarët kanë nga proceset e integrimeve evropiane. Shpresoj shumë që marrëveshja të respektohet nga të gjitha shtetet përfituese, duke u kthyer kështu në një zgjidhje për një problem të kamotshëm, që ka kufizuar shumë integrimin rajonal dhe punën normal të shumë të rinjve’, tha ai.

Marrëveshjet në fjalë do të hyjnë në fuqi pasi ato të ratifikohen në parlamentet përkatëse të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?