Me rastin e “Ditës së Forcës” dhe festave të Nëntorit, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uron gjithë personelin ushtarak e civil të FSK-së.
“Duke falënderuar secilin pjesëtarë për angazhimin dhe shërbimin ndaj vendit, sot së bashku festojmë të arriturat dhe sukseset e FSK-së, dhe kështu nderojmë sakrificën e popullit ndër breza!”, thuhet në urimin e komandantit.


