KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia vendos shiritat në pronën gati tre hektarë e sekuestruar përkohësisht me urdhër të gjykatës
Siguri

Policia vendos shiritat në pronën gati tre hektarë e sekuestruar përkohësisht me urdhër të gjykatës

Kosova News
Kosova News 18:12 -26/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë pasi u raportua se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sekuestrim të përkohshëm të rreth tre hektarëve tokë në Veternik, Policia e Kosovës ka vendosur shiritat që ndalon hyrjen në këtë pronë ku kanë nisur edhe ndërtime të objekteve të larta.

Kjo tokë pretendohet se përmes dallavereve dhe dokumenteve të falsifikuara kishte kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar të djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe ka filluar punimet në këtë pronë.

Masa e përkohshme ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e cila ka arsyetuar se në këtë fazë të procedurës është e nevojshme që të lëshohet urdhër për sekuestrimin, pasi kjo pronë është fituar përmes dokumentit të falsifikuar.

Burime brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se personat e dyshuar për falsifikim janë arratisur dhe se tanimë gjykata ka lëshuar urdhër arrest për ta.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës kanë folur avokatët e të dëmtuarve Nexhat e Gursel Sadiku, avokatja Saranda Keqekolla- Sadiku dhe avokati Florim Shefqeti, të cilët janë shprehur se kjo masë ndonëse e vonuar është e drejtë dhe se edhe Policia ka dal në vend të ngjarjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një ditë më parë, avokatja Saranda Keqekolla- Sadiku kishte paralajmëruar se Policia ka kërkuar që deri në të shtunën në mesiditë do largoheshin gjërat e lëvizshme nga prona e sekuestruar përkohësisht me urdhër gjykate.

“Pas daljes në publik përmes emisionit ‘Betimi për Drejtësi; lidhur me falsifikimin e dokumenteve të kësaj prone, atëherë prokuroria e ka marrë ma seriozisht rastin edhe pas një pune intensive dje është lëshuar urdhëresa për sekuestrim të përkohshëm, ndërsa sipas procedurave policia këtu në vend-punishte, d.m.th., në pronën në fjalë edhe ja ka caktu afatin ligjor sipas urdhrit të gjykatës që nesër deri në ora 1:00 me i largu sendet e lëvizshme, pastaj deri sa të përfundohen procedurat hetimore dhe kjo çështje penale”, ka thënë avokatja Këqekolla-Sadiku.

Portali ka provuar që ta marr një qëndrim rreth kësaj çështje edhe nga kompania ndërtuese në pronën kontestuese, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndryshe, për këtë rast Betimi për Drejtësi ka hulumtuar dhe ka mbajtur një debat në emisionin Tempus. Përmes këtij hulumtimi tregohej se si Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela kishte zhvilluar disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë dhe për lëndën e Nexhat e Gursel Sadiku kishte vendosur pas 7 vjetësh ndërsa në rastin e Z.H vetëm për 9 muaj, duke e bërë edhe pronare të këtyre parcelave.

Familja Sadiku kishte thënë se kjo pronë është e tyre për gati një shekull dhe se përmes ekspertizave kanë gjetur se dokumentet me të cilat Z.H. i kishte kaluar në emër të saj janë të falsifikuara dhe se përmes vendimeve të kundërligjshme, atyre iu janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik, vlera e të cilave kap shifra të mëdha. Sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 26/11/2022 26/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?