KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Urdhërohet sekuestrim i rreth 3 hektarë tokë në Veternik të Prishtinës, pretendohet se pronarëve iu mor me dallavere
Siguri

Urdhërohet sekuestrim i rreth 3 hektarë tokë në Veternik të Prishtinës, pretendohet se pronarëve iu mor me dallavere

Kosova News
Kosova News 21:33 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për sekuestrim të përkohshëm të rreth 3 hektarëve tokë në Veternik të Prishtinës, ku pretendohet se përmes dallavereve dhe dokumenteve të falsifikuara kishte kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe ka filluar punimet në këtë pronë.

Kjo masë e përkohshme vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e cila ka arsyetuar se në këtë fazë të procedurës është e nevojshme që të lëshohet urdhër për sekuestrimin, pasi kjo pronë është fituar përmes dokumentit të falsifikuar.

Burime brenda prokurorisë bëjnë të ditur se personat e dyshuar për falsifikim janë arratisur dhe se tanimë gjykata ka lëshuar urdhër arrest për ta.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës kanë folur avokatët e të dëmtuarve Nexhat e Gursel Sadiku, avokatja Saranda Keqekolla- Sadiku dhe avokati Florim Shefqeti, të cilët janë shprehur se kjo masë ndonëse e vonuar është e drejtë dhe se edhe Policia ka dal në vend të ngjarjes.

“Pas daljes në publik përmes emisionit “Betimi për Drejtësi” lidhur me falsifikimin e dokumenteve të kësaj prone, atëherë prokuroria e ka marrë ma seriozisht rastin edhe pas një pune intensive dje është lëshuar urdhëresa për sekuestrim të përkohshëm, ndërsa sipas procedurave policia këtu në vend-punishte, d.m.th., në pronën në fjalë edhe ja ka caktu afatin ligjor sipas urdhrit të gjykatës që nesër deri në ora 1:00 me i largu sendet e lëvizshme, pastaj deri sa të përfundohen procedurat hetimore dhe kjo çështje penale”, ka thënë avokatja Këqekolla-Sadiku, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, avokati Shefqeti është shprehur se ky urdhër ishte i nevojshëm për të parandaluar problemet potenciale.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht urdhrin e gjykatës sepse kanë ndaluar problemet potenciale që kanë mundur të shkaktohen, e po ashtu kanë ndaluar dëmet që mund të ju shkaktohen qytetarëve të tjerë”, ka thënë avokati Florim Shefqeti.

“Betimi për Drejtësi”, ka provuar që ta marr një qëndrim rreth kësaj çështje edhe nga kompania ndërtuese në pronën kontestuese, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndryshe, për këtë rast Betimi për Drejtësi ka hulumtuar dhe ka mbajtur një debat në emisionin Tempus. Përmes këtij hulumtimi tregohej se si Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela kishte zhvilluar disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë dhe për lëndën e Nexhat e Gursel Sadiku kishte vendosur pas 7 vjetësh ndërsa në rastin e Z.H vetëm për 9 muaj, duke e bërë edhe pronare të këtyre parcelave.

Familja Sadiku kishte thënë se kjo pronë është e tyre për gati një shekull dhe se përmes ekspertizave kanë gjetur se dokumentet me të cilat Z.H. i kishte kaluar në emër të saj janë të falsifikuara dhe se përmes vendimeve të kundërligjshme, atyre iu janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik,  vlera e të cilave kap shifra të mëdha. Sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjer

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!
20:01 -07/06/2026
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
19:43 -07/06/2026
Dalin rezultatet e para
19:39 -07/06/2026
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
19:31 -07/06/2026
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
19:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?