Policia e Kosovës njofton se më datë 14 nëntor 2022 rreth orës 12:00 në Stacionin Policor Prizren – Veri . nga familjarët e saj është raportuar për “ Person i Zhdukur”.
Sipas policisë, personi i raportuar si e zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, më datë 09.11.2022 rreth orës 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saj e banimit në Lagjen Arbane dhe deri në këto momente nuk ka asnjë informatë lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saj.
Që nga momenti i raportimit të rastit , nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime të duhura në funksion të gjetjes së saj.
Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës së rastit të zbulohet sa më parë ,nga ana e Prokurorit të Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografisë se viktimës së rastit Dorentina Gashi.
Andaj Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.


