“Prokuroritë e Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të përmbushur nevojat e luftës efektive kundër të gjitha llojeve të krimit.”, kështu u dakorduan në Podgoricë U.D e Prokurores Supreme e Shtetit të Malit të Zi, Maja Jovanović dhe U.D Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Besim Kelmendi.
“Jemi të vetëdijshëm për faktin që anëtarët e grupit kriminal bashkohen lehtësisht, se bota e tyre nuk njeh kufij dhe procedura burokratike. Pikërisht për këtë, për ne është veçanërisht e rëndësishme arritja e një bashkëpunimi direkt i cili do të mund të përshpejtonte veprimet konkrete të prokurorive të Malit të Zi dhe Kosovës”, tha U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit, Maja Jovanoviq.



