KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Rrustemi, e nxjerr qesharake IKD-në: Rritjen e pagave nga Harandinaj për gjyqtarët e quanin skandaloze, tash edhe kthimin në normalitet e quajnë skandaloz
Politikë

Deputeti Rrustemi, e nxjerr qesharake IKD-në: Rritjen e pagave nga Harandinaj për gjyqtarët e quanin skandaloze, tash edhe kthimin në normalitet e quajnë skandaloz

Kosova News
Kosova News 12:55 -24/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka nxjerr qesharak reagimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, lidhur me shfuqizimin e vendimit të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendim ky i cili ishte marr në vitin 2017, transmeton KosovaNews.

Përmes një statusi në facebook, Rrustemi ka thënë se 5 vjet më vonë, kur Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve,, me të drejtë ishte kritikuar nga shoqëria civile atë kohë, në veçanti nga IKD, sepse sipas tij ishte i kundërligjshëm, sot, Rrustemi ka thënë se drejtuesit e kësaj organizate, kanë mendim tjetër.

Duke i postuar që të dyja reagimet e kësaj organizate, atë të vitit 2017 dhe atë të qeverisë Kurti,  Rrustemi ka deklaruar se qeveria dje ka kthyer ligjshmëri.

Sipas tij, kur për një kohë të gjatë mungon ligjshmërima, respektimi i ligjit, paradoksalisht, duket nganjëherë i padrejtë.

Çka thoshte IKD, në fund të vitin 2017 për vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve:

➡️“Vendimi qe miratuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, përkatësisht se përbënte tejkalim të kompetencave nga ana e Qeverisë…. Prandaj, ky vendim është kundër kushtetues dhe i kundërligjshëm dhe ndërhyrje arbitrare e drejtpërdrejtë në kompetencat e Kuvendit të Kosovës”.

➡️Sipas analizën ligjore IKD, “Vendimi i Qeverisë në mënyre specifike ka numëruar zyrtarët qeveritarë të cilët përfitojnë nga “rritja” e pagave: i njëjti vendim gjithashtu “rritë” pagat e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese…një qasje e tillë, bie në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare, pjesë e të cilave është edhe vet Republika e Kosovës. IKD rikujton se pagat dhe kompensimi i gjykatësve dhe prokurorëve janë kategori ligjore dhe për të njëjtat nuk mund të krijohen praktika të kundërligjshme nga pushteti ekzekutiv, ku rritja e të ardhurave të gjykatësve dhe prokurorëve, bazohet në vullnetin e ekzekutivit, përmes vendimeve ad hoc. Kjo përbën ndërhyrje në punën e këtyre organeve të drejtësisë sepse përbën joshje për vendimmarrje në drejtim të caktuar: drejtësia duhet të duket e pavarur në perceptimin e publikut, jo vetëm të jetë e tillë konkretisht”.

Çka thoshte IKD për Vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje vendimin e Qeverisë Haradinaj:

➡️“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bie ndesh në radhë të parë me vet misionin dhe autoritetin e saj në sigurimin e funksionalitetit të institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën dhe cenon rëndë parimet bazë të formës së qeverisjes, siç është ndarja e pushteteve në mes tri pushteteve të qeverisjes, si dhe kontrolli e balancimi i tyre….”

➡️…Aktgjykimi i Gjykatës lidhur me vendimin e Qeverisë, bie në kundërshtim me vet praktikën e ndërtuar nga kjo Gjykatë në rastin KO 118/13 i datës 9 shtator 2013. Ky vendim për rrogat duhet të shikohet në dritën e jurisprudencës së mëhershme të Gjykatës Kushtetuese, i cili vendim i gjykatës kishte shpallur të drejtën e Kuvendit për të miratuar buxhetin dhe për të kontrolluar zbatimin e tij. Jurisprudenca e cituar në atë vendim, konform hulumtimeve sipas Udhëzuesit 06/2012 si më sipër, është më bindëse dhe standarde sa i përket kufizimeve të ekzekutivit në sferën e ligjvënies në materien financiare dhe buxhetore. Ky fakt e bën të pakuptimtë dhe jo të bazuar tejkalimin e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e saj datës 11 qershor 2018.”

Reagimin i plotë i IKD: https://kli-ks.org/aktgjykimi-i-gjykates-kushtetuese-per…/

Por çka thonë ata sot?

➡️Ehat Miftaraj, “Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë per uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem. Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kunderligjshem. Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise. Keta nuk ia dojne te miren Kryeministrit. Te njejtit nuk duhet me vene ne situata te tilla Kryeministrin.”

➡️Betim Musliu: “Vendimi i fundit i Qeverise Kurti eshte vendim skandaloz qe e shkaterron sistemin e drejtesise – edhe ashtu te lodhte, eshte vendim qe e shkaterron sigurine juridike, eshte vendim qe perfundimisht e legalizon korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Eh tash kredite e nje pjese te gjykatesve dhe prokurorve paramendone qysh kane mu pagu?! Tmerr!”.

Me vendimin e djeshëm, qeveria nuk i ka ulur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka shfuqizuar vendimin cili jashtëligjshëm dhe aksidentalisht, pa ndonjë arsye e analizë, i pati ngritë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Qeveria dje ka kthyer ligjshmëri. Por ndoshta kur për një kohë të gjatë mungon ligjshmërima, respektimi i ligjit, paradoksalisht, duket nganjëherë i padrejt.”, ka shkruar Rrustemi në facebook.

Postimi i Plotë:

Gjithashtu lexoni:

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

VV-ja fiton në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri i LDK-së!

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një

Kosova News 24/11/2022 24/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë
22:14 -07/06/2026
Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati
22:12 -07/06/2026
Kosova e moposht me lehtësi Andorrën
21:59 -07/06/2026
Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin
21:58 -07/06/2026
VV-ja fiton në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri i LDK-së!
21:57 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?