Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë anuluar seanca që nga mëngjesi.
Seanca për 53-milionëshin ku i akuzuar është edhe ish-ministri Pal Lekaj është anuluar në mëngjesin e sotëm.
Ngjashëm ka ndodhur edhe me raste të tjera.
Një numër i vogël seancash është mbajtur në mëngjesin e hershëm. Mbrëmë Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëroi se pas vendimit të Qeverisë për ulje pagash në sistem të drejtësisë do të mbahen vetën seancat e natyrës urgjente apo esenciale.
KGjK-ja në komunikatën e saj kishte shkruar se llojet konkrete të seancave që do të mbahen do t’i caktojë pas mbledhjes së sotme e planifikuar prej orës 9.


