KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Situata në veri, Sadiku: Qytetarët e të gjitha komuniteteve po tregojnë nivel të lartë, duke ruajtur qetësinë
Pa kategori

Situata në veri, Sadiku: Qytetarët e të gjitha komuniteteve po tregojnë nivel të lartë, duke ruajtur qetësinë

Kosova News
Kosova News 14:04 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku, duke folur për zhvillimet e fundit për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe, ka thënë se qytetarët e veriut të Kosovës janë duke treguar nivel të lartë qytetarie, duke e ruajtuar qetësinë, me shpresë që do të arrihet një marrëveshje në Bruksel.  

Në një intervistë Sadiku potencoi se është i bindur se në Bruksel do të arrihet një marrëveshje mes palëve për çështjen e targave.

Sadiku theksoi se Mitrovica është mësuar që të përballet me skena të llahtarshme, me protesta të dhunshme e me sirena e alarme.

Ai tha se ka ardhur koha që edhe qytetarët e Mitrovicës të jetojnë si çdo qytetar tjetër në vend.

- Reklamë -

“Në kuptimin e plotë të fjalës, qytetarët e të gjitha komuniteteve janë duke e kaluar testin. Qytetarët janë mbi nivelin e politikanëve, mbi nivelin e gjyqtarëve dhe policëve, pasi janë duke e ruajtuar qetësinë, dhe shpresoj që kjo do të tejkalohet pa problem. Në fund të ditës po shihet që do të arrihet një marrëveshje, jo vetëm për targat, por një marrëveshje gjithpërfshirëse. Në 5 km katror ky qytetë është mësuar me skena të llahtarshme, me protesta të dhunshme, me sirena e alarme dhe shpresoj që ka ardhur koha që të jetojmë si çdo qytetar. Jemi duke iu afruar relatitet”, ka thënë Sadiku.

Tutje ai u shpreh se problemi i qytetarëve janë vërshimet, me të cilat po përballen ditëve të fundit.

“Problemi real i qyteratëve janë vërshime nga pasojat e reshjeve të shiut. Shpresojmë që dhe ne ta kryejmë pjesën tonë të punës, të merremi me probleme të përditshme të qytetarëve. Është shenjë e mirë që janë kthyer zjarrëfikësit, pasi me ligji e kishin të ndaluar që të japin dorëheqje. Ne jemi mësuar që zjarrëfikësit t’i kemi vetëm te zjarret, por në këtë moment, në këto vërshime e shohim sa fisnik është profesioni i tyre. Po ashtu edhe qendra për punë sociale është duke dhënë shërbime, pra nuk janë të dëmtuar personat që jetojnë me ndihmë sociale. Edhe Komuna me kapacitete të limituara po punon”, tha zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës.

Ai tha se edhe komuniteti serb që jeton në këtë pjesë të Kosovës është në pritje të arritjes së një marrëveshje mes dy shteteve.

“Edhe komuniteti serb në veri është në pritje që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Edhe atyre ju duhet një normalitet. Shpresoj që edhe këtë test të demokracisë do ta kalojë komuniteti serb”, tha Sadiku.

Sipas tij, ka indikacione që në zgjedhjet që do të zhvillohen në komunat veriore,  do të garojnë edhe subjektet e tjera politike.

Ndryshe, diskutimet e gjata të hënën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk sollën një ujdi se si të procedohet tutje me çështjen e targave ilegale serbe.

Kosova nuk pranoi propozimin e BE-së që të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM,PR.. ndërsa pala tjetër nuk pranoi propozimin e Kosovës që të pezullojë fazat e mëtejme që kanë të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, e po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

Ndërsa, mëngjesin e hershëm të së martës, kryeministri Albin Kurti shtyu vendimin për targat për 48 orë.

Ndërkaq, të mërkurën (sot) në Bruksel mbahet takimi i kryenegociatorëve në dialog. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga Serbia do të bëjnë përpjekje për të gjetur në zgjidhje për targat. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Berisha viziton kompaninë PAMBUKU SH.P.K., vlerëson mbështetjen për bizneset vendore

Luan Aliu: Gjilani dha mesazhin më të fuqishëm për vazhdimin e rrugës së zhvillimit

30/05/2026

29/05/2026

Luan Aliu takon rininë dhe votuesit e rinj: Energjia e tyre, motiv për një të ardhme më të mirë

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?