KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria miraton ligjet e reja, kalon Ligji i pagave dhe Ligji për zyrtarët publikë
Politikë

Qeveria miraton ligjet e reja, kalon Ligji i pagave dhe Ligji për zyrtarët publikë

Kosova News
Kosova News 11:01 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës sot i ka shqyrtuar dhe miratuar Ligjin e ri për Zyrtarët Publikë, si dhe Ligjin për Paga.

Kujtojmë se Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë dolën sot për miratim dhe kaluan në Qeveria, pasi paraprakisht  kanë dalë në konsultim publik më 15 shtator të këtij viti, dhe janë dhënë gjithë sugjerimet nga grupet e ndryshme.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.

Me daljen në konsultim publik, Qeveria kishte publikuar edhe koeficientët për pozitat sipas hierarkisë dhe rëndësisë së institucioneve. Vlerat e koeficientit mund t’i gjeni këtu.

Mësoni sa e keni koeficientin në Projektligjin për paga – për të gjitha kategoritë e të punësuarit në sektorin publik

“Mungesa e deritanishme e bazës ligjore që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik dhe një mori padrejtësisht me vlerësimin e të punësuarve, përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka fragmentuar sektorin dhe ka shfaqur mungesën e transparencës. Si ministri përgjegjëse kemi kërkuar një kohë të gjatë analizën e situatës që ka caktuar thelbin e punës në sektorin publik. Sot propozojmë para jush projektligjin për paga në sektorin publik. Reforma në administratë publike është e mangët pa ligjin për paga, prandaj ky ligj synon mirëmbajtjen dhe rregullat e pagës. Kjo s’mund të arrihet ndryshe përpos barazisë dhe drejtësisë. Miratimi i këtij ligji duke marrë parasysh rëndësinë që ka ju ftoj të votoni”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë prezantimit në mbledhjes së Qeverisë.

Po ashtu, pas hartimit dhe dëgjimeve publike nga Qeveria e Kosovës të koncept-dokumentit për Ligjin e ri për zyrtarët publikë, tashmë ky dokument është miratuar në kabinetin qeveritar.

Kështu i hapet rrugë konkurrencës dhe marrin fund beneficionet me pozita të larta që persona të caktuar i mbajnë me dekada, duke mos u sfiduar në konkurs.

Detajet se si marrin fund pozitat e përjetshme në institucione të Kosovës dhe hapjen e konkurrencës, respektivisht reformën e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë mund ta gjeni këtu.

Fundi i pozitave të përjetshme në institucione të Kosovës – Hapet konkurrenca, REFORMA e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë

Gjithashtu lexoni:

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Gucati: Besoj që ia arritëm qëllimit

Sveçla priti Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, McGurk

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave që jepnin fajde me kamata marramendëse
15:12 -13/05/2025
Organizim i skemave piramidale, arrestohen dy persona në Drenas
14:56 -13/05/2025
Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes
14:31 -13/05/2025
Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj
14:29 -13/05/2025
Deponohen nga klientë të ndryshëm para të falsifikuara, Policia heton rastin në Prishtinë
14:14 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?