KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkrimtari Mehmeti: Kurti e pastron ‘plehun’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të Kosovës
Politikë

Shkrimtari Mehmeti: Kurti e pastron ‘plehun’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:27 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkrimtari e publicisti shqiptar, Kim Mehmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovës, respektivisht kritikave që po drejtohen në adresë të kryeministrit Albin Kurti.

Në një reagim të shkruar në rrjetin social, Mehmeti në një formë ka shprehur habinë me kërkesat e opizitarëve që kanë ndaj Qeverisë së Kosovës për gjendjen e krijuar së fundi.

“Jo vetëm të huajt, por edhe shumë opozitarë, i kërkojnë Qeverisë së Kosovës të jetë sa më e kujdesshme e përafruese ndaj Serbisë. Kështu që ke përshtypjen se Kryeministri i Kosovës, e jo Vuçiqi, ka qenë hartues i luftërave të fundit që e përgjakën dhe e mbuluan me varreza masive Ballkanin. Dhe përderisa një pjesë e Evropës ‘humane’ hapur mbanë anën e Serbisë, disa opozitarë shqiptarë me padurim presin dështimin e qeverisë së VV, me çka do mbuloheshin lëshimet që ata ua bënin kriminelëve serbë në veri si dhe Beogradit zyrtar”, ka shkruar shkrimtari Mehmeti, raporton KosovaNews

Sidoqoftë, Mehmeti thekson se Albin Kurti sot nuk ka përballë vetes vetëm luftënxitësit që e drejtojnë Serbinë, por edhe ‘paqendërtuesit’ shqiptarë që tani përballen me të shkuarën e tyre të turpshme, gjatë së cilës, nuk ndërtonin shtet, por vila e shtëpi të shtrenjta për vetveten.

“Siç duhet nënvizuar se Kryeministri i Kosovës sot merret me pastrimin  e ’plehut’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të vendit të cilët, në mos më shumë, duhej njëherë e përgjithmonë të qartësonin nëse Kosova është shtet i pavarur me kryeqendër Prishtinën, apo një protektorat i Serbisë”:, është shprehur ai.

Andaj, siç është shprehur Mehmeti “të vjen për të vjellë kur sheh si edhe në këto rrethana, ka politikanë e ‘mendjehapur’ shqiptarë që i kritikojnë veprimet e Kurtit, e të cilët dekada me radhë nuk vepruan, por duke iu nënshtruar Beogradit, vetëm përfituan.

Sipas Mehmetit, këta persona  për ta mbuluar të shkuarën e  tyre poshtëruese, thuajse më shumë e dëshirojnë dështimin e Albin Kurtit, se sa demaskimin e Beogradit luftëndjellës. 

“Andaj duhet thënë hapur: nëse Beogradi ka vendosur të mbetet atë që ka qenë – kryeqendra e luftërave të reja ndëretnike – atëherë, sado paqësorë qofshim, ne s’kemi si e pengojmë këtë. Dhe kjo neve mund të na përballë vetëm me dy zgjidhje: o ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, ose të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet!”, ka thënë shkrimtari e publicisti Mehmeti./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?