KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj me shumë kritika ndaj Kurtit për gjendjen në veri, asnjë kritikë për Serbinë  
Politikë

Haradinaj me shumë kritika ndaj Kurtit për gjendjen në veri, asnjë kritikë për Serbinë  

Kosova News
Kosova News 14:23 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një varg kritikash në adresë të kryeministrit Albin Kurti për gjendjen në veri të vendit, duke i quajtur madje veoprimet e këtij të fundit si të rrezikshme. Por Haradinaj nuk ka dhënë as edhe një kritikë për tensionimin e situatës në adresë të Serbisë dhe drejtuesve të institucioneve të saj.

Haradinaj, ka vlerësuar se sjellja dhe veprimet e kryeministrit, Albin Kurti, në raport me situatën e krijuar në vend, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme.

Sipas tij mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, e ka sjellë situatën buzë shpërthimit.

“Kemi ardhur në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve. E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur kryeministri, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në institucionet e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se e kupton sjelljen e kundërshtarëve politikë të Kurtit, që sipas Haradinajt, i gëzohen fundosjes politike të tij, por ka thënë se ai është i shqetësuar, jo për dështimin e kryeministrit, por për dështimin e Kosovës.

“Jam tejet i shqetësuar me faktin se sot në sytë e BE-së dhe të SHBA-së, Kosova nga viktimë, është shndërruar në fajtor për situatën e krijuar, ndërsa Serbia është shndërruar në partner konstruktiv. Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, e ai është Albin Kurti”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë Haradinaj në gjithë reagimin e tij të gjatë që ka shkruar në rrjetin social Facebook nuk ka dhënë asnjë kritikë për krerët e Serbisë që po nxisin tensione në veri dhe me përdorimin e strukturave ilegale po frikësojnë qytetarët që të pranojnë shtetësin e Kosovbës.

Haradinaj në këtë rrafsh shton se Kurti ka arritur t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me SHBA-në edhe me evropianët, ta heqë nga tavolina draftin dhe përpjekjen për të arritur marrëveshje përfundimtare për njohje me Serbinë, të vendosë popullizmin dhe egoizmin e tij mbi interesat e shtetit të Kosovës, ta nxjerrë veriun nga kontrolli i Kosovës, ta kthejë shtetin e Kosovës në shtetin e një individi që vet vendosë dhe vet vulosë, të rikthejë tensionet për të cilat askush nuk mund ta parashikojë fundin e ta çojë Kosovën në prag të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër e shtetit.

“Dhe në fund, Kurti arriti të dëmtojë rëndë imazhin e Kosovës demokratike, multietnike, të përgjegjshme dhe që merr vendime të bashkërenduara me partnerët ndërkombëtarë duke e kthyer nga kontribuese të stabilitetit në rajon, në element destabilizues”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, rruga e vetme e Kurtit është të bashkëpunojë me partnerët e Kosovës.

“Gjendja është kjo që është. Albin Kurti sot e ka vetëm një rrugë, që është bashkëpunimi i ngushtë e pa kushte me partnerët tanë, posaçërisht me SHBA-në. Dhe këtë duhet ta bëjë jo për vete dhe qeverinë e tij, por për vendin, siguria e të cilit sot është më e rrezikuar se asnjëherë më parë.

Gjithashtu lexoni:

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?