KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori amerikan thotë se shtyrja për 48 orë e afatit për targat nga Kosova është e pamjaftueshme
Siguri

Ambasadori amerikan thotë se shtyrja për 48 orë e afatit për targat nga Kosova është e pamjaftueshme

Kosova News
Kosova News 13:13 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka thënë se ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shprehur shpresën se do të gjendet një zgjidhje për problemin e targave në Kosovë.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiq për procesin e Brukselit… Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë (BE) Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje”, citohet të ketë thënë Hill para gazetarëve, pas takimit me presidentin e Serbisë.

Ai ka bërë edhe një koment rreth vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pranuar mbrëmë kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë për shtyrjen e vendimit për 48 orë për gjoba ndaj pronarëve të automjeteve me targa serbe.

Shtyrja nga kryeministri Kurti kishte ardhur pas kërkesës së Ambasadës amerikane në Prishtinë.

- Reklamë -

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë për 48 orë dhënien e gjobave për të lejuar BE-në dhe SHBA-në të angazhojnë më tepër palët për gjetje të një zgjidhje”, ishte thënë në deklaratë.

Dhe lidhur me këtë, ambasadori Hill ka thënë: “Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se nevojiten më shumë se 48 orë, se do të donin t’i shtonin kësaj edhe 363 ditë të tjera. Ne (SHBA) jemi plotësisht të sinkronizuar me Bashkimin Evropian”, ka thënë më tej ai.

Hill shtoi se nuk do t’i vlerësonte bisedimet e së hënës në Bruksel si “të dështuara” dhe se nevojiten bisedime shtesë dhe se të dyja palët duhet të jenë fleksibël për të arritur një zgjidhje.

Hill pas takimit me Vuciq: Mbresëlënëse që një njeri i një rangu të tillë si Borell, u angazhua me orë të tëra në bisedime

Ndryshe, në Bruksel të hënën nuk ka pasur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Pas takimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se propozimi që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, është i papranueshëm për palën kosovare.

“Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”.

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ish- ambasadori holandez në një mendim me Osmanin për marrëveshjet që nuk i zbaton Serbia

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?