KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK: Eksporti mbulon importin me vetëm 17.7 për qind
Ekonomi

ASK: Eksporti mbulon importin me vetëm 17.7 për qind

Kosova News
Kosova News 12:44 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.0% në muajin tetor 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Deficiti tregtar në muajin tetor të këtij viti ka qenë 402.3 milionë euro, kurse në tetor të vitit të kaluar deficiti ka qenë 355.9 milion euro.

Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 17.7%.

“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2022 kishte vlerën 86.4 milionë euro, ndërsa importi 488.7 milionë euro, që është një rritje prej 19.1% për eksport dhe 14.1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 20.7% e eksportit përbëhet nga produktet minerale; 18.5% nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14.9% nga artikujt e ndryshëm të prodhuar; 13.3% nga plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.1% nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.3% përbehet nga produktet bimore. Përqindja tjetër iu takon grupeve të tjera të eksportit.

“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.8% e përbëjnë produktet minerale; 11.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 37.7 milionë euro, ose rreth 43.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 65.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Sllovenia me 14.1%, Gjermania me 10.1%, Italia me 5.4% e Holanda me 3.3%.

“Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 203.3 milionë euro, ose 41.6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.6%), Greqia (4.8%), Italia (4.7%), Belgjika (4.0%), etj.”, thuhet në komunikatën e ASK-së

Në muajin tetor të këtij viti, sipas ASK-së eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 28.5 milionë euro, ose 33.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 18.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut me 12.9%, Shqipëria me 8.7%, Serbia me 6.4 dhe Mali i Zi me 4.0%.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin tetor 2022, arritën në 83.2 milion Euro, ose 17.0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-7.9%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.0%), Shqipëria (4.4%), dhe Maqedonia e Veriut (4.0%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20 milionë euro, ose 23.2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet SHBA-ja me 9.4% dhe Zvicra me 8.5%.

“Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 202.1 milion Euro, ose 41.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.4%) dhe Kina (10.0%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Gjithashtu lexoni:

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?