KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNJ për takimin në Bruksel: Borelli e Lajçaku u rreshtuan në anën e Serbisë
Politikë

KMDLNJ për takimin në Bruksel: Borelli e Lajçaku u rreshtuan në anën e Serbisë

Kosova News
Kosova News 11:45 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dështimit të djeshëm të arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirve të Njeriut, që sipas tyre ishte i qartë qëndrimi i njëanshëm i zyrtarëve evropian.

Sipas KMDLNJ-së, ndërmjetësimi i zyrtarëve evropian, Josep Borell dhe Lajçak nuk ishte aspak i pavarur dhe si i tillë, ata u rreshtuan në anën e Serbisë.

“Marrëveshja për targa midis Kosovës dhe Serbisë nuk përfundoi siç pritej për faktin se kushtëzohej me një kërkesë të papranueshme dhe jonormale për një shtet sovran dhe të pavarur. Ndërmjetësi aspak i pavarur, Joseph Borrell dhe i rreshtuar në mbrojtje të interesit të Serbisë, bashkë me Lajçak, që nga fillimi i “ndërmjetësimit“ deklaroi se Vuçiqi qenka treguar konstruktiv.

“Ku qëndroka konstruktiviteti i Vuçiqit dhe i Serbisë, sipas Borrellit? Vuçiqi paska pranuar që Serbia mos t’i pajisë serbët e Kosovës me targa ilegale KM, PSH, UR, GNJ etj. e që paraqet nonsense në marrëdhëniet midis dy shteteve të pavarura për faktin se ky veprim i deritashëm i Serbisë paraqet ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti e që ishte lejuar deri më tani sikur që BE edhe tash, përmes “negociuesve të pavarur“ e përligj këtë gjendje”, deklaroi KMLDNJ, transmeton KosovaNews.

Sipas tyre, çështja e targave nuk mund të konsiderohet si çështje që ka të bëjë me integritetin territorial dhe sovranitetin e një shteti të pavarur dhe sovran.

“Në rastin konkret, Serbia por edhe BE –e çështjen e targave e kanë shfrytëzuar për të krijuar tensione dhe për ta ruajtur praninë e Serbisë në Kosovë përmes instrumentalizimit të serbëve të veriut të Kosovës në ndërkohë që serbët në pjesët tjera të Kosovës i përdorin targat që i përdorin të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës,” thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas këtij Këshilli, të drejtat e serbëve në Kosovë ishin gjithmonë të favorizuara madje gëzojnë të drejta përtej atyre që parashihen me dokumente ndërkombëtare dhe kombëtare.

Tutje në këtë reagim thuhet se Kosova sidomos në 10 vitet e fundit nuk qëndron asgjë më keq se Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për të mos përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave dhe si e tillë duhet të ecet më tutje.

Gjithashtu lexoni:

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?