KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liburn Aliu: Ministria e Mjedisit është duke përgatitur hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet
Siguri

Liburn Aliu: Ministria e Mjedisit është duke përgatitur hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet

Kosova News
Kosova News 23:02 -20/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke përgatitur hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet dhe hartimin e planeve për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe thatësia, pas reshjeve dhe vërshimeve të fundit në disa komuna të vendit.

Kjo është bërë e ditur nga ministri Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se një gjë e tillë bëhet në mënyrë që në situata të tilla të jenë shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojnë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjashme në të ardhmen.

Ai ka theksuar se zyrtarë të kësaj ministrie kanë dalë në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë vizituar rrjedhjet lumore në komunën e Rahovecit, ku sipas analizës në terren, gjendja e rrezikshmërisë nga vërshimet në këtë zonë nuk është alarmante. Ndërsa, vizita të ngjashme, Aliu ka paralajmëruar se nesër do të bëhen edhe në komunat Pejë, Mitrovicë dhe Istog.

“Jemi të angazhuar që të marrim masa konkrete përmes investimeve në infrastrukturë, që të jemi më të gatshëm për të përballuar përmbytjet që me siguri do të vijnë edhe në të ardhmen. Ekipet kompetente të menaxhimit të emergjencave në bashkëpunim me komunat, që nga orët e hershme të mëngjesit do të jenë në terren për të reaguar për çdo rast të evidentuar”, ka shkruar Aliu.

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 20/11/2022 20/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?