KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 447 persona me tuberkuloz në Kosovë, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve
Shëndetësi

447 persona me tuberkuloz në Kosovë, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve

Kosova News
Kosova News 23:27 -19/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i rasteve të prekurve me tuberkuloz në Kosovë, muajt e fundit është në rritje. Sipas specialisteve, për këtë rritje ka ndikuar periudha e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se aktualisht në Kosovë janë 447 raste me të prekur, ndërsa Prishtina prin me numrin më të madh.

373 raste me tuberkuloz janë shënuar gjatë këtij viti në Kosovë. Prishtina aktualisht prin me numrin më të lartë të këtyre rasteve derisa edhe komuna e Lipjanit ka shënuar një numër më të lartë të të infektuarve këtë vit, ku 31 pacientë të kësaj komune po trajtohen aktualisht.

Zyrtarë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit thonë se tendencat janë që deri në fund të këtij viti të ketë ngritje të numrit të rasteve.

“Vitin 2020 në kohën e Pandemisë kanë qenë 23 pacientë, në vitin 2021 kanë qenë 34 pacientë. Ndërsa deri më tani, janë 31 pacientë me turbekuloz”, thotë Izet Sinani, specialist i Mjekësisë Familjare në Lipjan.

“Në muajin shtator kemi pasur një rritje pak më shumë se muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ai.

Ndërkohë, rastet të cilat kanë pasur nevojë hospitalizimi vazhdojnë trajtimin në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

“Kam ardhur me një gjendje shumë të rëndë, e tani gjendja dukshëm më është normalizuar, pesha më është kthyer, ushqimi më është kthyer dhe kam filluar gradualisht ta ndiej vetën pak më normal”, thotë një pacient për RTK-në.

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, tha se aktualisht janë duke u trajtuar 12 raste.

“Te ne këto 4-5 vitet e fundit dihet se kemi diku 32-33 raste incidence në 100 mijë banorë në nivel të Kosovës, janë mbi 400 raste të reja të zbuluara dhe të diagnostikuar të cilën mjekohen nga turbekulozi”, thotë Hoxha, sipas të cilit edhe kjo incidencë është mjaftë e lartë kur e krahasojmë me vendet përreth.

Në anën tjetër, pulmulogia Rukije Mehmeti, thotë se periudha e pandemisë është ajo që ka ndikuar në rritjen e rasteve të reja.

“Kjo rritje të cilën mjekët e konsiderojmë si rritje, është për shkak të situatës në të cilën kemi qenë në kohën e pandemisë”, thotë Rukije Mehmeti, specialiste e Pulmologjisë në QKUK.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, situata e këtij viti është pothuajse e ngjashme me vitin paraprak. Numri i të prekurve me tuberkuloz është i njëjtë me atë të vitit 2021.

“Situata me tuberkuloz është pothuajse e njëjtë me situatën e vitit 2021, ku për 12 muajt e këtij viti kanë qenë gjithsej 447 raste”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë, Prishtina ka numrin me të madh të të prekurve nga kjo sëmundje.

Grupmoshat më të prekura janë mbi 50 vjeç, por ka raste edhe të fëmijëve të prekur.

Sipas specialistëve, simptomat e kësaj sëmundjeje janë: dhembje gjoksi e shoqëruar me kollë që zgjat më se tri javë, djersitje gjatë natës, humbje në peshë, humbje oreksi etj.

Gjithashtu lexoni:

Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer

Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

Trump thotë se ‘mund të’ ose ‘mund të mos’ e godasë Iranin

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Kosova News 19/11/2022 19/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!
11:52 -19/06/2025
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë
11:35 -19/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve
11:22 -19/06/2025
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
11:06 -19/06/2025
Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve
10:47 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?