Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deputetit Avdulla Hoti, i cili gjatë ditës e ka kritikuar buxhetin e miratuar në parim për vitin 2023, në veçanti shpenzimet për terminale dhe çerdhe. Murati e ka pyetur Hotin sa çerdhe i kanë ndërtuar me paratë e kursyera nga privatizimi i terminaleve në kohën kur partija e tij ka qeverisur. Sipas ministrit, edhe çerdhet që ishin ndërtuar nga komunat i patën lënë pa staf.
“Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje”, ka thënë Ministri Murati..
Murati ka thënë se Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet!
Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe.
Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf.
“U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna”, përfundon Murati.