Ardian Gola, profesor në Fakultetin Filozofik, deklaroi se Universitetit të Prishtinës i duhet një rektor fjala e të cilit ka peshë, ndërsa u shpreh se nuk duhet ngutur që të paragjykohet ushtruesja aktuale e detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumi.
“Ushtruesja ka marrë përgjegjësi tranzitore. Ndoshta nuk do të ishte e drejtë që të futej në gjykime. Sot UP-ja ndoshta përjashtimisht një simbolike historike, s’është joshës për përdorimin politik. Dikur ka qenë shfrytëzimi i UP-së për aspekt elektoral. Janë dhënë tenderë që kanë përfituar njerëz, që kanë qenë të lidhur me pushtetin”, deklaroi Gola.
Sipas Golës, në të kaluarën, ka pasur shumë arsye pse Universiteti i Prishtinës është përdorur politikisht.


