KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet një mësimdhënës në Lipjan për dhunë në familje
Siguri

Arrestohet një mësimdhënës në Lipjan për dhunë në familje

Kosova News
Kosova News 14:12 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje


Policia e Kosovës ka arrestuar mësimdhënësin (Sh.A, 41 vjeçar) në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, nën dyshimin se ka kërcënuar dhe rrahur vazhdimisht bashkëshorten e vetë në prezencë të dy fëmijëve të moshave 3 dhe 8 vjet.

Çifti bashkëshortor jetonte në një banesë në qendër të Lipjanit, ndërkaq bashkëshortja e tij pas trajtimit mjekësor sëbashku me fëmijët është rikthyer te familja e vetë.

Ajo është 25-vjeçare dhe ishte nxënëse e mësimdhënësit të arrestuar, ndaj të cilit është shkaktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve.

Të afërmit e çiftit bashkëshortor në kushte anonimi kanë thënë se mësimdhënësi edhe në të kaluarën ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por ajo nga kërcënimet nuk ka pasur guxim ta lajmëronte rastin. “Mësimdhënësi është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00, sepse për disa ditë me radhë e ka rrahur vazhdimisht gruan e vetë, por në të kaluarën ajo nuk ka pasur guxim ta lajmërojë rastin. Kurse tash, pas lëndimeve të rënda, nuk ka pasur rrugëdalje tjetër veçse të kërkojë mbrojtjen e organeve të shtetit”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Ai ka thënë se me rastin është marrë edhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan, pasi që dhuna ka ndodhur edhe në praninë e fëmijëve.

“Rasti është raportuar edhe te Qendra për Punë Sociale, ndërkohë fëmijët të moshës 3 dhe 8 vjeç janë duke u trajtuar me psikologë për shkak të traumës që kanë pësuar”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një raporti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rastin e arrestimit të mësimdhënësit Sh.A, e ka konfirmuar edhe drejtori i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, Semir Gashi.

“Ky mësimdhënës nuk ka ardhur në shkollë, ndërkohë Policia e Kosovës më ka njoftuar se mësimdhënësi jonë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Sa i përket dhunës në shkollë deri më tash nuk kemi pasur ndonjë ankesë nga nxënësit”, ka thënë shkurt Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?