Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se rreth 2 mijë e 547 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar jashtë vendit gjatë këtij viti.
Mehaj tha se avancimi profesional mbetet një nga synimet kryesore.
“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, tha Mehaj.


