Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë do të mblidhen bashkë për nder në 28 Nëntorit, të dielën.
Në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të bëhet mbledhje e përbashkët e dy kuvendeve.
“Për nder dhe në shënim të 28 Nëntorit, me 27 nëntor, ditë e diel, planifikohet të mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, ka konfirmuar Qeveria e Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati deklaruar në qershor në mbledhjen e dy qeverive se ishin dakorduar për kuvend të përbashkët.
“Kemi rënë dakord që në kuadër të 110-bjetorit të flamurit tonë kombëtar, Pavarësisë së Shqipërisë, të organizojmë për herë të parë Kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave. Një seancë jubilare, ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për të adresuar popullin shqiptar kudo që ndodhet”, pati deklaruar Rama.


