KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI: Ulja e pagave në sektorin gjyqësor, nuk plotëson parakushtet ligjore
Siguri

KDI: Ulja e pagave në sektorin gjyqësor, nuk plotëson parakushtet ligjore

Kosova News
Kosova News 11:00 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka trajtuar tri çështje lidhur me përpjekjet e pasuksesshme të disa qeverise për disa vjet që të harmonizojnë pagat e sektorit publik me një të vetëm.

KDI-ja ka parë nëse ky dështim ka pasur të bëjë me aspektin e ndërhyrjes së qeverisë në sistemin e drejtësisë përmes këtij projektligji; me përfshirjen e institucioneve të pavarura në kuadër të tij; si dhe me nevojën e përcaktimit të koeficientit të pagës.

Projektligji për paga, vjen si një përpjekje e dytë e ekzekutivit për nivelizim të pagave në sektorin publik. Në vitin 2018, qeveria e atëhershme kishte prezantuar Ligjin për paga i cili pas hyrjes në fuqi ishte dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo gjykatë kishte konstatuar se ky ligj nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës.

“Sidoqoftë edhe versioni aktual i këtij projektligji i propozuar nga qeveria shtator 2022, ndonëse arsyeton nevojën për nivelizim të pagave në sektorin publik, nuk ka arritur të adresojë në tërësi konstatimet e Gjykatës Kushtetuese”, u tha në konferencën e KDI-së.

Gzime Hashani nga KDI potencoi që legjislacioni në fuqi pamundëson uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë mandatit për të cilin ata janë emëruar, përveç nëse kjo arsyetohet nga një situatë e jashtëzakonshme e vështirësive financiare.

“Meqenëse situata ekonomike dhe buxheti në Kosovë janë konsideruar nga ekzekutivi si më pozitivet viteve të fundit, ulja e pagave në sektorin gjyqësor, pavarësisht qëllimit të nivelizimit, nuk plotëson parakushtet ligjore. Për më tepër, bazuar në standardet dhe praktikat ndërkombëtare, edhe pagat në gjyqësor mund të ulen vetëm në kuadër të ulje proporcionale të pagave në gjithë sektorët dhe një standard i tillë do të duhej të reflektoj nga ky projektligj”, tha ajo.

Në anën tjetër, Albesa Humolli, adresoi çështjen e përfshirjes së institucioneve të pavarura në projektligji, duke potencuar që projektligji për paga përmban paqartësi në lidhje përfshirjen dhe pozicionin e institucioneve të pavarura. Në këtë drejtim, theksoi që është i domosdoshëm respektimi i pavarësisë, rregullimit specifik, natyrës e punës dhe klasifikimit të vendeve të punës brenda këtyre institucioneve.

“Gjithashtu edhe mos-përfshirja në këtë projektligj e ndonjërit prej institucioneve të pavarura, si në rastin e AKI-së dhe BQK-së, duhet të arsyetohet për nevojën dhe rezultatin që do të sjellë ky përjashtim”.

Tutje, Humolli përmendi se mangësi e projektligjit për paga është edhe mungesa e përcaktimit të vlerës monetare të koeficientit.

Humolli e sheh si problematike përcaktimin e vlerës së koeficientit nëpërmjet Ligjit vjetor të Buxhetit, meqenëse kjo e cenon parimin e parashikueshmerisë së këtij projektligji.

“Për më tepër, mosnjohja e vlerës së koeficientit krijon pasiguri juridike edhe tek subjektet të cilat i nënshtrohen këtij projektligji, si dhe pamundëson përcaktimin e kostos buxhetore të vetë ligjit”.

Në fund, u ritheksua që në kuadër të përpjekjeve të ekzekutivit për nivelizim të pagave në sektorin publik, duhet medoemos të merren parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por edhe praktikat dhe standardet ndërkombëtare – në mënyrë që të shmanget mundësia që ky projektligj të jetë sërish objekt i shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të shfuqizohet nga po e njëjta.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?