KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Vizitova shumë kompani gjermane, të cilat i ftova të investojnë në Kosovë
Ekonomi

Kurti: Vizitova shumë kompani gjermane, të cilat i ftova të investojnë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 23:11 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar për takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit dyditor në Shtutgart të Gjermanisë. Kurti ka thënë se i ka ftuar kompanitë gjermane që të vizitojnë Kosovën për të parë nga afër përparësitë edhe kushtet që vendi ynë ofron për investime.

“Qëndrimin dyditor në Shtutgart të Gjermanisë dje e fillova me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”. Aty, përveç prezantimit tim për progresin e shënuar në vend dhe prioritetet e Qeverisë, pata kënaqësinë ta vizitoj edhe shtadin e Republikës së Kosovës në këtë forum”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka thënë se bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, patën dy takime shumë pozitive me ministren e Ekonomisë, Punës dhe Banimit, Dr. Nicole Hoffmeister-Kraut dhe Sekretarin e Shtetit për Koordinim Politik dhe Evropë të landit të Baden-Württemberg, Florian Hassler.

“Me ministren Hoffmeister-Kraut folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për bizneset gjermane. Kurse me Sekretarin Hassler, folëm për rolin e rëndësishëm të diasporës dhe agjendën dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrim euro-atlantik. Nga të dy, morëm mbështetje për punën dhe synimet tona. Me ftesë të Këshillit Ekonomik Wirtschaftsrat der CDU, pata një drekë pune me përfaqësues të kompanive anëtare, dhe përfaqësues politikë të nivelit lokal dhe federal. I ftova që të vizitojnë Kosovën për të parë nga afër përparësitë edhe kushtet që vendi ynë ofron për investime  të huaja. Po ashtu, vizitova Baden-Württemberg Stiftung, i themeluar në vitin 2000 si Fondacion Shtetëror e që aktualisht është një nga fondacionet më të mëdha të së drejtës private në Gjermani, për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shkencës dhe edukimit”, shkruan ndër të tjera kryeministri Kurti.

- Reklamë -

Ai tregon se ditën e përmbyllën me një takim të përzemërt me studentë dhe shoqata shqiptare që veprojnë në Baden-Württemberg, me të cilët pati një bisedë të hapur.

“Falënderues për mikpritjen e ngrohtë, kontributin e vazhdueshëm dhe interesimin për zhvillimet në vend dhe zhvillimin e vendit. Në ditën e dytë të vizitës sime në Shtutgart, takova drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss. Theksova mundësitë  dhe mjedisin e favorshëm për investime në Kosovë, pozitën gjeografike dhe stabilitetin institucional. Qeveria mbetet e përkushtuar për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së teknologjisë së informacionit në vend nëpërmjet një agjende digjitale gjithëpërfshirëse”, përmbyll shkrimin e tij Kurti. /KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?