KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia përdori arsyen “Kurti” që të mos votojë kundër Rusisë në OKB
Politikë

Serbia përdori arsyen “Kurti” që të mos votojë kundër Rusisë në OKB

Kosova News
Kosova News 17:17 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka adoptuar një rezolutë të re kundër Rusisë, dhe Serbia sërish nuk ishte në “anën e duhur të historisë”.

Gati 50 shtete bashkë-sponsorizuan rezolutën që krijon një mekanizëm ndërkombëtar për kompensimin e dëmeve, humbjeve dhe lëndimeve të luftës e që po ashtu bën edhe dokumentimin e provave dhe të pretendimeve.

94 shtete votuan PËR, 14 shtete votuan KUNDËR dhe 73 të tjera abstenuan.

Sipas burimeve të gazetës serbe Nova, Serbia ka abstenuar por kësaj here ka pasur një arsyetim goxha qesharak.

Serbia me argumentin “Albin Kurti”.

“Serbia anstenoi në OKB dhe nuk votoi kundër Rusisë: Argumenti është “Kurti”” – titullohej artikulli në fjalë.

Burimet brenda diplomacisë serbe kanë thënë që “Serbia nuk ka mundur të votojë për atë propozim sepse do të krijonte një precedent të madh, duke pasur parasysh që Kurti (kryeministër i Kosovës) insiston në çështjen e dëmshpërblimeve të luftës,”

Megjithatë, një lajm i tillë mund të konsiderohet si i mirë për Kosovën pasi pritet të shtojë më tej presionin ndaj Serbisë.

Kremlini

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia qëndron “kategorikisht kundër” këtij propozimi, duke shtuar se Moska do të bënte “gjithçka që ishte e mundur” që të ndalonte Perëndimin së kapuri rezervat e saj të ngrira ndërkombëtare.

Ukraina

Në anën tjetër, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, insistoi që Rusia duhej të mbahej përgjegjëse për shkeljet e saj të ligjit ndërkombëtar.

“Shtatëdhjetë e katër vjet më parë, Bashkimi Evropian kërkoi dhe mori reparacionet, duke e quajtur atë si të drejtë morale të një shteti që ka vuajtur luftë e okupim,” – tha ai.

“Sot, Rusia, që pretendon të jetë pasuese e një tiranie të shekullit 20, po bën gjithçka që po mundet për të shmangur pagimin e çmimit për luftën dhe okupimin e saj, duke provuar t’i ikin përgjegjësisë për krimet që kanë kryer.” – vazhdoi Kyslytsya.

Votat tjera?

Shqipëria fatmirësisht ka votuar PËR këtë rezolutë. Ashtu siç kanë votuar edhe fqinjtë tjerë si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.

Për të njëjtën rezolutë kanë votuar edhe vende të tjera Perëndimore si Italia, Franca, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara etj.

Por, megjithatë numri i shteteve që abstenuan ishte i lartë. Mes tyre përveç Serbisë ishin edhe Izraeli, Arabia Saudite, Afrika Jugore e Kazakistani.

Në anën tjetër, kundër ishin vetëm 14 shtete, përfshirë Kinën, Kubën e Rusinë.

Gjithashtu lexoni:

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?