KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia s’u zu në befasi me dorëheqjet e serbëve, mbi 400 kadetë në pritje të diplomimit
Siguri

Policia s’u zu në befasi me dorëheqjet e serbëve, mbi 400 kadetë në pritje të diplomimit

Kosova News
Kosova News 09:47 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në muajin shkurt të vitit 2023, Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 438 kadetë të rinj, të cilët janë duke kryer trajnimet themelore deri te diplomimi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila mes tjerash theksoi se ekziston edhe lista e pritjes me afro 500 kandidatë.

“Trajnimin themelor janë duke e ndjekur 438 kadetë të cilët do të diplomojnë në muajin shkurt 2023”, tha PK-ja, ku më pas ka sqaruar edhe listën e pritjes. “Lista e pritjes e ka afatin dy (2) vjeçar dhe aktualisht janë 471 kandidatë në listën e pritjes”.

Po ashtu nga policia thanë se tani për tani nuk do të ketë konkurs të ri, mirëpo theksuan se kjo varet nga nevojat operacionale për staf dhe pas përfundimit të listës së pritjes.

Situata aktuale në veri i ka shtyrë forcat e rendit që të bëjnë lëvizje në atë zonë. Pas dorëheqjeve, në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri, Policia e Kosovës ka nisur të rrisë gradualisht kapacitetet policore me zyrtarë të rendit publik.

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë, se policia ka kapacitete të mjaftueshme edhe për zëvendësimin e të dorëhequrve në katër rajonet veriore të vendit.

Ai ka thënë, se në takimet në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, delegacionit serb dhe BE-së, përmes ndonjë marrëveshjeje eventuale, policët e thjeshtë mund të kthehen në vendin e tyre të punës.

“Realisht, situata është mjaftë e tensionime në veri dhe varet nga vendimet e Qeverisë dhe veprimeve të përgjithshme të Drejtorisë, se cilat do të jenë veprimet do të marrin karshi situatës atje. Me informatat që unë i kam, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka dërguar disa njësi policore nga drejtoria rajonale nëpër katër stacionet policore në veri. Ata janë duke kryer punë të sigurimit fizik të stacioneve policore dhe ndonjë patrullë në terren. Ende nuk dihet si do të veprohet, a do të zëvendësohen me gjeneratë të re, të cilët janë nga pjesa jugore e vendit apo do të pritet që me ndonjë marrëveshje eventuale në Bruksel që të kthehen prapë në vendin e tyre të punë”, ka thënë Qalaj.

Juridikisht, ish-drejtori i Policisë tha se eprorët rajonalë të dorëhequr nuk mund ta kenë fat kthimin në pozitën ku kanë qenë.

“Juridikisht ka gjasa që ata të kthehen në vendet e tyre të punës, po flasim për policët e thjeshtë, jo për eprorët e tyre dhe jo për drejtorët rajonalë. Drejtorët rajonalë nuk mund të kthehen në asnjë mënyrë”, ka sqaruar ai.

Pas dorëheqjeve masive të komunitetit serb nga ky institucion, u bë e ditur se policia ka plane operative për raste të paparashikuara që mund të ndodhin brenda institucionit. E për këtë shkak, Qalaj thotë se nuk ekziston mundësia që të ketë mungesë të stafit policor.

“Ekzistojnë edhe planet operative qysh para 4-5 viteve që në rast se ndodhë diçka, pjesa tjetër të mund të zëvendësohet. Unë mendoj se policët e thjeshtë do të kthehen në vendin e tyre të punës, por krejt kjo varet nga qasja e qeverisë dhe nga beteja që po zhvillohet edhe dje edhe sot në Bruksel”, u shpreh ai.

Rekrutimin e policëve, ky institucion e ka të rregulluar me ligj, ku është i vendosur edhe numri tavan i lejuar.

“Çështja e rekrutimit është e rregulluar me udhëzim dhe me ligj, e cila nuk mund të ndryshohen. Policia e Kosovës e ka të rregulluar çështjen e rekrutimit të policëve, pra është numri i përcaktuar tavan dhe policia nuk mund të dalë nga ai numër. Mirëpo, ligji për pensionimin e parakohshëm për policë do t’i kishte ndihmuar shumë policisë për policë të ri”, u deklarua Qalaj, duke komentuar se policia ka “numër të madh të policëve me sëmundje të rënda të cilët nuk mund të kyçen në operacione”.

“Policia e Kosovës ata i ka numër, por nuk janë në shërbim. Pra, nëse policia dhe qeveria kanë vullnet duhet ta shtyjnë ligjin për pensionim të parakohshëm në mënyrë që ata të kenë një pension të dinjitetshëm dhe të shtohet numri i policëve në shërbim”, ka thënë në fund ai.

Kujtojmë, se 578 policë të nacionalitetit serb, që operojnë kryesisht në komunat veriore të Kosovës, dhanë dorëheqje në shenjë revolte për suspendimin e komandantit rajonal Nenad Gjuriq, i cili nuk iu bind vendimit të Qeverisë për qortimin e qytetarëve serbë që lëvizin me targa ilegale serbe. /Klankosova

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
13:57 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?