Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka vizituar gjatë ditës së sotme dy komuna në veri të vendit.
Ai është takuar me nënkryetarin e Zubin Potokut, Vedat Mehmeti dhe atë të Zveçanit, Florim Kelmendi.
Krasniqi nga afër u njoftua për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, ndërsa më pas vizitoi edhe shkollën në fshatin Çabër.
“Me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam zyrën e gjendjes civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Me zëvendëskryesuesin e Komunës së Zubin Potokut, Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, bëri të ditur në rrjetin social, Krasniqi./KosovaNews


