Është caktuar masa e paraburgimit ndaj një personi, i cili dyshohet se e ka dhunuar një 71-vjeçare në Skenderaj.
Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji.”, ka thënë Preteni.
Muajin e kaluar është raportuar se dhunimi është kryer nga një 25-vjeçar, por prokuroria nuk ka dhënë detaje për këtë çështje.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 4 nëntor dhe se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.


