Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë, ka bërë të ditur zyra e kryeministrisë të martën.
“Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’. Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje”, thuhet në njoftim.
Kurti të hënën ka qëndruar në Austri, ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Ai në Vjenë foli për të arriturat e Kosovës duke theksuar renditjen e vendit si e para në rajon dhe e dyta në botë për sundim të ligjit, si dhe për rritjen ekonomike.
Kurti tha se Kosova ka 4 për qind rritje në GDP dhe 88 për qind ngritje të eksportit./KosovaNews


