KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veselinoviq e Radoçiqiq me fitime kaluan edhe biznesmenin e famshëm serb Mishkoviq
Politikë

Veselinoviq e Radoçiqiq me fitime kaluan edhe biznesmenin e famshëm serb Mishkoviq

Kosova News
Kosova News 20:14 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazeta serbe “Nova.rs” ka shkruar se si Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq, dy serbët nga Kosova që gjenden në listën e të sanksionuarve nga SHBA-ja, janë duke pasur fitime rekorde në Serbi.

Madje gazeta ka shkruar se si firmat e tyre kanë arritur fitime në një kohë kur ishte krizë ekonomike shkaku i pandemisë COVID-19.

Raportohet se fitimet e firmave ku kjo dyshe ka aksione, janë më të mëdha se edhe ato të biznesmenit të njohur serb Miroslav Mishkoviq, që ka Delta Holdingun me 60 kompani.

Gazeta ka shkruar se si firma “Novi Pazar – Put” që në vitin 2019, kishte vetëm një fitim neto prej 20.9 milionë dinarë (rreth 118 mijë euro), vitin e kaluar ka arritur fitim prej 1.2 miliardë dinarë (rreth 10.2 milionë euro).

“Cili ishte suksesi? Si arriti kompania të rriste të ardhurat? Si arriti që në vitin 2020 ta rriste fitimin neto për 3200 për qind, në një kohë kur shumica e bizneseve mezi mbijetonin. Momenti kryesor ndodhi në vitin 2020, kur Novi Pazar – Put u ble nga Inkop i Çuprijës, në të cilën Zharko Veselinoviq ka 20 për qind të aksioneve e vëllai i tij Zvonko, dhe Milan Radoiçiq, dy emra të njohur e kontrovers nga veriu i Kosovës, kanë 40 për qind. Ata janë të afërt me Partinë Progresiste Serbe. Madje Radoiçiq është edhe nënkryetar i Listës Serbe, një lloj nëndege e Partisë Progresiste Serbe në veri të Kosovës”, ka shkruar “Nova.rs”.

Por, nuk është kjo e vetmja kompani e Veselinoviqit e Radoiçiqit që ka gjeneruar të hyra të mëdha.

Inkopi ka arritur një fitim prej 15 milionë eurove brenda një viti.

Fitimi është rritur për 66 për qind.

Ndërkohë një rast tjetër është Betonjerka Aleksinac, që rriti ndjeshëm të hyrat për 44 për qind vitin e kaluar nga 174.2 milionë dinarë (rreth 1.5 milionë euro) në 250 milionë dinarë (2.13 milionë euro).

Ekspertët tregojnë se si Betonjerka nga viti 2015 deri në vitin 2019 ishte falimentuar.

“Më 25 shtator të vitit 2019, e bleu Inkop. E pastaj, brenda natës, Betonjerka erdhi në jetë dhe për vetëm tre muaj në raportin financiar, regjistroi 11 milionë dinarë të ardhura (rreth 94 mijë euro) dhe u siguroi pronarëve fitim 4.8 milionë dinarë (rreth 41 mijë euro). Pronarët e rinj nuk morën asnjë dinarë obligime të vjetra ndaj kreditorëve, sepse askush nuk deshi ta blejë atë përveç Veselinoviqit e Radoiçiqit”, ka shkruar “Nova.rs”.

Gazeta ka shkruar se si kjo dyshe po “shkëlqen” me çdo vit sundimi të partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiqit.

Pos “Novi Pazar – Put”, Inkop e Betonjerka Aleksinac, janë edhe Doli Bel dhe restoranti e hoteli Grey në Kopaonik, ku dyshja zotërojnë aksione. Po ashtu është edhe “Granit Pescar”.

“Vetëm me Novi Pazar – Put dhe Inkopin, pronarët kanë siguruar një fitim neto prej 40 milionë euro brenda dy vjetëve. Për krahasim, fitimi i përgjithshëm neto i 60 kompanive nga Serbia, të cilat operojnë si pjesë e Delta Holding, të Miroslav Mishkoviqit, sipas raporteve financiare, në dy vjetët e fundit janë 28.5 milionë euro”, thuhet nga “Nova.rs”.

Delta Holding raportohet se gjatë kësaj periudhe ka punësuar 3300 njerëz dhe ka pasur të hyra prej 76.4 miliardë dinarë (rreth 650 milionë euro). Ndonëse ka të hyra vjetore shtatë herë më të mëdha sesa Inkopi dhe ka punësuar pesë-gjashtë herë më tepër njerëz, Mishkoviq, që nga shumë vlerësohet si biznesmeni më i pasur në Serbi, ka mbetur prapa dyshes Radoiçiq e Veselinoviq sa i përket fitimeve vjetore.

“Si erdhi te blerja e Novi Pazar – Put. Idenë e kishin të qartë të gjithë, kur u kuptua se shteti do ta financonte autostradën nga Pozhega deri te kufiri me Malin e Zi. Ishte e logjikshme se kjo kompani do të ishte ndër nënkontraktorët. Inkopi ishte angazhuar në ndërtimin e sektorëve në korridorin 11”, ka shkruar “Nova.rs”.

Në të vërtetë Veselinoviqi e Radoiçiqi kishin qenë temë e një debati të ashpër në Kuvendin e Serbisë para disa ditëve.

Deputeti opozitar Borislav Novakoviq kishte thënë se punët më fitimprurëse Qeveria e Serbisë ua jep kompanive të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoçiqit, që janë me origjinë nga Kosova, e të cilët janë të sanksionuar nga Thesari i SHBA-së. Ai ka thënë se emrat e të dyve janë të përfshirë edhe në aktakuzën e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq.

Novakoviq ka thënë se të dy janë “udhëheqësit e grupit më të madh kirminal në Serbi”.

Ndërkohë ministrat dhe deputetët e pushtetit kanë hedhur poshtë akuzat ndaj Radoçiqit dhe Veselinoviqit.

Ata kanë akuzuar opozitën se po flet si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe se me këtë edhe po e akuzon popullin serb në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Kosova News 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?