KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për herë të parë, Kosova pjesë e konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike
Politikë

Për herë të parë, Kosova pjesë e konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike

Kosova News
Kosova News 12:25 -13/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Republika e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.

Kjo pjesëmarrje e Kosovës, e konfirmuar nga ministri Liburn Aliu, po bëhet me ftesë të Qeverisë së Gjermanisë.

“Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 Nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin” ka thënë Aliu.

Ai thotë se qëllim i Kosovës është anëtarësimi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova do të kishte mundësi të negociononte dhe të kishte qasje në fondet për ndryshime klimatike.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Liburn Aliu:

Për herë të parë do të jemi pjesëmarrës në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.

Me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Anna Baerbock,  do të marrim pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), me ç’rast do të zhvillojmë takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit.

Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 Nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin.

Qëllimi final i pjesëmarrjes tonë është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në fonde për ndryshime klimatike.

Gjithashtu lexoni:

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë

S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim

“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit

Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

Kosova News 13/11/2022 13/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim
11:50 -09/06/2025
Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë
11:44 -09/06/2025
S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim
11:28 -09/06/2025
Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë
11:17 -09/06/2025
“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit
11:02 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?