KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi e shprehë dëshirën: Nëse Kurti jep dorëheqje, PDK e gatshme ta drejtojë vendin
Politikë

Krasniqi e shprehë dëshirën: Nëse Kurti jep dorëheqje, PDK e gatshme ta drejtojë vendin

Kosova News
Kosova News 10:36 -13/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka theksuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, i publikuar ditë më parë, nuk mund të jetë i vërtetë.

Ai thotë se nuk e kupton pse ky plan është bërë publik në këtë kohë, por që thotë se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi.

Mirëpo ai apelon që vëmendja ndërkombëtare duhet të shfrytëzohet maksimalisht.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën për ta diskutuar në mënyrë që të arrihet te marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë.

“Sa i përket planit franko-gjerman, ai që është publikuar nuk mund të jetë plani i vërtetë. Nuk e kuptoj arsyen pse është publikuar një plan i tillë, por spekulimet e kësaj natyre, taktizimet e kësaj natyre ka pasur gjithmonë edhe me publikimet e të ashtuquajturve non-papers. Plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet. Pra, në kohën kur vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale, ky koordinim me ShBA dhe BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që ta kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar. Kryeministri Kurti, por edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman, por për ta pranuar si të tillë tash dhe e mira është që nuk është një kërkesë mere ose leje, por që të shprehin gatishmërinë e Kosovës për t’u angazhuar dhe negociuar tekstin i cili duhet të rezultojë tekst final me përfshirje të sa më shumë aspirtat shtetërore të Kosovës sepse e rëndësishme është marrëveshja finale e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë”, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online.

Krasniqi tha se asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar dëshirën e tij se as Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet.

Ai thotë se PDK-ja është e gatshme të marrë udhëheqjen e vendit.

“Në Kosovë fatkeqësisht, veçanërisht pas pavarësisë, kurrë asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin. As kjo Qeveri nuk besoj që do ta përfundojë mandatin. Por shkuarja në zgjedhje tash mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet dhe dorëzohet. Unë shpresoj që kryeministri, që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve, nuk është njeri që dorëzohet. Nëse ai dorëzohet ne jemi të gatshëm t’i marrim përgjegjësitë për ta udhëhequr me vendin”.

Duke folur për formimin e Asociacionit, ai potencoi se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Sërpska.

Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Asociacioni do të jetë pjesë e diskutimeve të planit franko-gjerman. Askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Sërpska të re. Askush nuk ka kërkuar as në të kaluarën nga Kosova që të krijojë asociacion nuk është në pajtim me kushtetutën. Kryeministri Kurti duhet ta trajtojë seriozisht këtë koncentrim të interesimit dhe të ndihmesës ndërkombëtare te angazhohet në diskutim të planit dhe t’i shpreh qëndrimet e Kosovës duke përfshirë edhe asociacionin. Por gjithsesi në pajtim me kushtetutën dhe me akt gjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pa e rrezikuar karakterin unitar të shtetit tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Kosova News 13/11/2022 13/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?