KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia në veri me pak staf, stacionet me 7-8 policë për ndërresë
Siguri

Policia në veri me pak staf, stacionet me 7-8 policë për ndërresë

Kosova News
Kosova News 19:22 -12/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Stacionet policore në veri të Kosovës po funksionojnë me numër të reduktuar të policëve, që nga vendimi i serbëve të veriut për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, e të cilit i janë bashkuar edhe policët. Në këto stacione, në shërbim janë vetëm 8 policë shqiptarë e boshnjakë. Si rrjedhojë e mungesës së stafit, në Policinë e Kosovës kanë thënë se do të bëjnë shtimin e numrit të zyrtarëve policorë. Teksa në misionin e BE-së për sundim të ligjit kanë konfirmuar se u është drejtuar kërkesë zyrtare për ta bërë patrullimin me policë të tij

Dorëheqjet e policëve serbë kanë shkaktuar reduktimin e stafit policor në veri. Në stacionet policore, që para vendimit të së shtunës së kaluar për largim të serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës numëronin nga dhjetëra zyrtarë policorë për ndërresë, tani janë nga 8 sosh. Të gjithë policët janë shqiptarë e boshnjakë.

Tkurrja e stafit, ka shtyrë policinë në këtë pjesë që t’u përgjigjet vetëm rasteve emergjente.

Në Policinë e Kosovës, ndërkaq, kanë thënë se karshi kësaj situate do të bëhet shtimi i numrit të zyrtarëve policorë.

“Referuar kërkesës suaj, ju lutem t’u referoheni njoftimeve zyrtare të PK-së, ku janë dhënë sqarimet/njoftimet lidhur me paraqitjet e dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës Veri. Po ashtu, janë dhënë njoftimet se pas dorëheqjeve në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri, do të rriten gradualisht kapacitetet policore me zyrtarë të rendit publik, në numër të mjaftueshëm, duke u bazuar në nevojat dhe vlerësimet operacionale.
Gjithashtu është bërë e ditur se PK-ja ka kapacitete të mjaftueshme policore dhe se veprimet e tyre do t’i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve në të gjitha rastet që paraqiten. Ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, mbikëqyrja dhe kontrolli kufitar, parandalimi i krimit, si dhe ofrimi i shërbimeve policore ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime mbetet qëllimi kryesor i PK-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë për kohën.

Në misionin e BE-së për sundim të ligjit, EULEX, kanë konfirmuar se u është drejtuar kërkesë zyrtare për ta vazhduar patrullimin vëzhgues në veri me policë të tij.

“Si përgjigje ndaj nevojës së EULEX-it për forca shtesë në terren e për mbështetje më të madhe të homologëve të Kosovës, nëse kërkohet e nëse është e nevojshme, misioni ka dërguar një Njësi Rezervë Policore me 23 xhandarë, karabinierë italianë. Për më shumë, Policia e Kosovë ia ka dërguar një shkresë EULEX-it të dielën lidhur me vazhdimin e patrullave vëzhguese dhe monitorimin e situatës në Kosovën veriore”, është thënë në përgjigjen e EULEX-it.

Angazhimi i tyre për vëzhgimin e situatës së sigurisë dhe për këshillimin e Policisë së Kosovës, sipas EULEX-it, është shtuar shkaku i rrethanave të krijuara nga dorëheqjet e policëve.

“Njësia Policore e EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, i ka shtuar patrullimet vëzhguese në veri të Kosovës, për ta përmirësuar gatishmërinë e misionit. Për më shumë, këshilltarët e lartë të Policisë në veri janë të vendosur në objektin e Drejtorisë Rajonale – Veriu dhe në katër stacione të tjera të shërbimit policor. Sidoqoftë, na duhet ta theksojmë se EULEX-i nuk ka marrë kurrfarë përgjegjësie policore në veri të Kosovës”, ka shtuar EULEX-i.

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, gjatë kësaj jave pati paralajmëruar në mediat serbe se me dorëheqjet e policëve, në veri mund të rritet rreziku nga forcimi i grupeve kriminale.

E në EULEX kanë thënë se Policia e Kosovës është duke i kryer dhe se është e vetmja që duhet t’i kryejë detyrat policore në veri.

Gjithashtu lexoni:

Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan

Mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë, sekuestrohen dy pistoleta me 112 fishekë

Gjendet kokainë e marijuhanë në burgun e Dubravës

Një grua raporton për ngacmim seksual në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 12/11/2022 12/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim
11:28 -09/06/2025
Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë
11:17 -09/06/2025
“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit
11:02 -09/06/2025
Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan
10:57 -09/06/2025
Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme
10:50 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?