KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Rusia ka ndikim në Ballkan, kemi çështjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë
Rajon

Rama: Rusia ka ndikim në Ballkan, kemi çështjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 21:19 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku ka thënë se Rusi në Ballkan ka ndikim potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike, pasi kemi çështjen e paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi dhe njëherë periudhën e pandemisë duke kritikuar qëndrimin e mbajtur nga BE.

Kryeministri tha ndihma nuk erdhi nga BE por nga Kina, Rusia dhe Turqia, ndaj kërkoi mobilizim më të plotë në të ardhmen.

“Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë të shquar këtu dua të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë. Por është e rëndësishme në këtë kohë kur ne reagojmë ndaj tragjedive të mëdha. Lidhet me idenë e komunitetit politik evropian që u rihodh në tryezë nga Macron por nuk është diçka tërësisht e re. Është një ide me rrënjë në Francë. Kjo është për të thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të pasur paqe. Projekti nuk shkoi shumë mirë por vazhdoi të ripërsëriste veten si vizion. Më pas patëm Bashkimin Evropian e me radhë. Kur ideja u rihodh sërish për diskutim nga mikpritësi ynë shumë vende menduan se ishin për t’i shpëtuar thirrjes për të zgjeruar Bashkimin Evropian. Sa më shumë kohë kalon provohet se kjo është një ide e shkëlqyer. E pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta. Pasi përjetuam pandeminë që na dëshmoi që mungesa e kësaj ure lidhëse mund të krijojë distancë. Mund të shkaktojë tragjedi ndasish mes të pasurve dhe më të varfërve. E pamë BE të sillej si një federatë vendesh të pasura dhe egoiste që të përballur me frikën nga vdekja ikën prej përgjegjësive për të ndarë vaksina me të tjerët. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë me BE-në. Çfarë ndodhi. Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë nuk do i kishim mbijetuar valës së parë të pandemisë. Vaksinat nuk erdhën nga BE por nga këto vende. Kjo ka nisur dhe kam shumë shpresë se kjo do na çojë më tej dhe do ketë mënyrën e duhur për t’i artikuluar”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Moska vazhdon të ketë ndikim potencial në Ballkan ndaj dhe ky i fundit duhet të jetë i bashkuar.

“Dua ta përmbyll duke thënë se ne gjendemi përballë një paradoksi të dhimbshëm sepse na duhet të përballemi me krizë ushqimore, terrorizëm, emigracion dhe lufta që nuk na lejojnë të përballemi me të parat. Gjetja e një ekuilibri mes të dyjave është e rëndësishme. Ballkani deri më tani ia ka dalë të qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Nëse flasim për komunitetin politik evropian e dimë shumë mirë që në Ballkan Rusia ka ndikim potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike. Kemi çështjen e paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Vendet tona veprojnë njësoj në Kombet e Bashkuara. Pra dua të them se jemi në drejtimin e duhur. Nuk është e lehtë, është shumë e dhimbshme”, ka thënë Rama.

Gjithashtu lexoni:

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Kosova News 11/11/2022 11/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?