KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi takon kryetarët e Degëve të PDK-së, flasin për zhvillimet e fundit në vend
Politikë

Krasniqi takon kryetarët e Degëve të PDK-së, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kosova News
Kosova News 18:22 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së, për të diskutuar me ta për zhvillimet e fundit politike në vend, për vizitën zyrtare që do të ketë javën e ardhshme në Washington dhe në Bruksel si dhe për zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës.

Kryetarët e Degëve e kanë informuar kryetarin e PDK-së për procesin e filluar për zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës, ndërsa kanë theksuar se platforma e lansuar për regjistrimin e të rinjve për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor rinia2022.org po tregohet shumë efikase, ku të rinjtë e të gjitha qyteteve të Kosovës do të trajtohen barabartë në garë.

Me këtë rast, kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se qëllimi i platformës rinia2022.org është për të siguruar hapësirën e nevojshme për të gjithë të rinjtë e Kosovës që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, nga ku pastaj do të mund të adresojnë dhe zbatojnë idetë e tyre.

Kryetari Krasniqi tha se PDK është e dëshmuar për hapësirën që u ka dhënë në vazhdimësi të rinjve duke theksuar se sot në qeverisjet lokale të udhëhequra nga PDK, shumica e drejtorive udhëhiqen nga të reja dhe të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim me kryetarët e Degëve, kryetari Krasniqi i ka informuar ata edhe për qëndrimet politike rreth zhvillimeve të fundit, ndërsa i ka njoftuar ata edhe për vizitën zyrtare që do ta zhvillojë javën e ardhshme në Washington dhe në Bruksel.

Kreu i PDK-së tha se gjatë qëndrimit në dy kryeqendrat botërore do të ketë takime me zyrtarë të niveleve të larta të diplomacisë dhe politikës amerikane e evropiane.

Kryetari Krasniqi tha se të hënën dhe të martën do të zhvillojë takime në Bruksel me një sërë euro-parlamentarësh, por po ashtu do të takojë edhe ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak.

Më pas, ai tha se do të vazhdojë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për tri ditë rresht në Washington DC do të takojë përfaqësues në Kongres, në dy dhomat, Senat dhe Dhomën e Përfaqësueseve.

Po ashtu, kryetari Krasniqi tha se në Washington do të takohet edhe me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndërsa do të ketë takim edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“E konsideroj tepër të rëndësishme këtë vizitë, veçanërisht në kohën që po ndodh sepse raportet tona me SHBA kanë rëndësi të veçantë. Vërtet është shqetësim i madh fakti që tashmë duket qartë që raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë një goditje nga qasja dhe sjellja e Qeverisë aktuale. Unë atje do të shpreh qëndrimet e PDK-së sa i përket zhvillimeve aktuale politike në vend dhe rajonin tonë. Por pa dyshim se interesat dhe objektivat kryesore të Kosovës do të jenë si pikë kryesore e diskutimeve që ne do të kemi”, tha kryetari Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 11/11/2022 11/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?